Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan akuzoi sot Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për “rëndimin e krizës” në Rripin e Gazës për shkak të qëndrimit të tij “të njëanshëm”.
Presidenti turk, i cili ka akuzuar Izraelin për “gjenocid” të palestinezëve në Gaza, fajëson gjithashtu komunitetin ndërkombëtar për “mos kundërshtimin e sulmeve të paligjshme të regjimit izraelit kundër civilëve”.
“Agjencitë e OKB-së, veçanërisht agjencia për refugjatët palestinezë (UNRWA), janë bërë jofunksionale për shkak të Këshillit të Sigurimit”, vijon presidenti turk, duke vlerësuar se ky organ “dëmton edhe një herë reputacionin e OKB-së”.
Erdogan ka shprehur shumë herë mosmarrëveshjen e tij me përbërjen e Këshillit, veçanërisht për shkak se vetëm pesë vende (SHBA, Britania, Kina, Rusia dhe Franca) janë anëtarë të përhershëm të këtij organi, duke argumentuar se “bota është shumë më e madhe se këto pesë anëtarë”.
/f.s
Bravo Erdogan jeni i vetmi qe e flet te verteten sikur te hiqet edhe vetoja dote kishte ma shum paqe ne bote ,por tani per tani tregon se fashizmi nuk eshte zhdukur.