• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Erdogan akuzon Këshillin e Sigurimit të OKB-së se përkeqësoi krizën në Gaza

by Java News
24/10/2023 22:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan akuzoi sot Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për “rëndimin e krizës” në Rripin e Gazës për shkak të qëndrimit të tij “të njëanshëm”.

“Këshilli i Sigurimit e përkeqësoi krizën përmes qëndrimit të tij të njëanshëm, në vend që t’i jepte fund gjakderdhjes, duke siguruar një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur dhe duke marrë masa për të shmangur viktimat civile,” tha Erdogan në një deklaratë të lëshuar me rastin e 78-vjetorit të themelimit të OKB-së.

Presidenti turk, i cili ka akuzuar Izraelin për “gjenocid” të palestinezëve në Gaza, fajëson gjithashtu komunitetin ndërkombëtar për “mos kundërshtimin e sulmeve të paligjshme të regjimit izraelit kundër civilëve”.

“Është e pamundur që një institucion që nuk mund të merret me ndëshkimin kolektiv të popullsisë së Gazës, t’i japë shpresë njerëzimit dhe të garantojë paqen dhe stabilitetin botëror”, vazhdoi Erdogan, duke iu referuar Këshillit të Sigurimit.

“Agjencitë e OKB-së, veçanërisht agjencia për refugjatët palestinezë (UNRWA), janë bërë jofunksionale për shkak të Këshillit të Sigurimit”, vijon presidenti turk, duke vlerësuar se ky organ “dëmton edhe një herë reputacionin e OKB-së”.

Erdogan ka shprehur shumë herë mosmarrëveshjen e tij me përbërjen e Këshillit, veçanërisht për shkak se vetëm pesë vende (SHBA, Britania, Kina, Rusia dhe Franca) janë anëtarë të përhershëm të këtij organi, duke argumentuar se “bota është shumë më e madhe se këto pesë anëtarë”.

/f.s

Next Post
Çudia, baba në moshën 8-vjeçare, gabimi në certifikatë bëri lëmsh familjen

Çudia, baba në moshën 8-vjeçare, gabimi në certifikatë bëri lëmsh familjen

Comments 1

  1. Igor says:
    3 years ago

    Bravo Erdogan jeni i vetmi qe e flet te verteten sikur te hiqet edhe vetoja dote kishte ma shum paqe ne bote ,por tani per tani tregon se fashizmi nuk eshte zhdukur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

October 29, 2026
Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

October 29, 2026
Plarent Ndreca kundër praktikave gjyqësore: Po krijohet një precedent i rrezikshëm për avokatinë

Ndreca takon Veliajn në Fier: Më i qetë pas takimit me familjen, por kushtet mbeten denigruese

October 29, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sfida e pritshmërive

October 29, 2026

“Nuk ka ndodhur në 36 vite”/ Çoçoli: Buxheti 2027 vendos qytetarët në plan të parë

October 29, 2026
Superiorja, Egnatia mposht Teutën dhe i rrëmben vendin e parë!

Superiorja, Egnatia mposht Teutën dhe i rrëmben vendin e parë!

October 29, 2026
Përplasje të forta në Kuvendin e Kosovës për vrasjen e grave! Deputeti i VV: Kemi dështuar, hetim për përgjegjësitë institucionale

Përplasje të forta në Kuvendin e Kosovës për vrasjen e grave! Deputeti i VV: Kemi dështuar, hetim për përgjegjësitë institucionale

October 29, 2026
Përfundimet e Këshillit Evropian për zgjerimin e BE, ministri Hoxha: Një shans historik për Shqipërinë

Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnje-Hercegovinë, ministri Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe gjithë komunitetit të EUFOR-it!

October 29, 2026
Evropianët mbështesin Zelenskyn pas vendimit të Trumpit, teksa Rusia e Ukraina këmbejnë sulme -

Kievi: Zelensky, i gatshëm të diskutojë çështjet e territorit përballë me Putinin, vetëm ata mund ta ndryshojnë dinamikën!

October 29, 2026
Erdogan shpall synimin në 103-vjetorin e Republikës: Me solidaritet dhe vëllazëri, drejt “Shekullit turk”

Erdogan shpall synimin në 103-vjetorin e Republikës: Me solidaritet dhe vëllazëri, drejt “Shekullit turk”

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In