Jamarbër Malltezi, i cili një ditë më parë u la në masën e sigurisë “arrest me burg”, është dërguar sot në paraburgimin 313 në Tiranë. Malltezi dhe oratku i tij, biznesmeni Fatmir Bekteshi dolën dje para GJKKO, ku ky i fundit u la në masën e sigurisë“Detyrim paraqitje”, si dhe iu ndalua dalja nga Shqipëria.
Dhëndri i Berishës, Malltezi ka mohuar akuzat në seancë ndërsa ka thënë se nuk e dinte që “ai ishte armiku.”
“Nuk e dija që isha unë armiku. Të gjitha procedurat për privatizimin e objektit, kanë nisur në vitin 2000. Inventarizimi është firmosur nga kryeministri aktual Edi Rama, që ne atë kohë ishte kryetar bashkie. E gjithë prona nuk ka qenë zonë sportive, siç pretendon prokuroria, por ka qenë pjesërisht sportive dhe pjesërisht banimi.
Zona sportive ka qenë me uzurpues të paligjshëm i cili pretendonte se e kishte të regjistruar shoqëri aksionere KF Partizani. Vetë Ministria e Mbrojtjes në kohën e Pandeli Majkos ka hapur një proces gjyqësor në gjykatën e Tiranës. Në atë kohë gjykata shfuqizoi KF Partizanin të regjistrohej si shoqëri aksionere. Unë jam Profesor Doktor dhe jetoj në Shqipëri edhe pse kam patur mundësi të largohem. Hetimi prej vitit 2020 po mbahej qëllimisht dhe unë kam qenë në dijeni të këtij procedimi”, ka thënë Malltezi.
/a.r
Ti malltez je baxhanaku i mushkes yt koke muslluk.