Nga Eduard Zaloshnja
Duke perifrazuar George Orwell-in, në Shqipërinë e para 1991-shit, disa derra ishin më të barabartë se të tjerët. Por pas vitit 1991, prisnim që të gjithë të ishim të barabartë, të paktën para drejtësisë…
Në fakt, gjyqet për kafetë e tepërta që kishte pirë Nexhmija etj., për personat dytësorë të ngajrjeve tragjike të 1997-1998, për personat dytësorë pas tragjedisë së Gërdecit, për personat dytësorë të tragjedisë së janarit 2011 në bulevard, dhe shumë gjykime të zvarritura apo të mbyllura ndaj politikanëve të të trija palëve kryesore na kanë lënë shijen e hidhur të disa derrave orwellianë, që vazhdojnë të mbeten më të barabartë se të tjerët, duke shfrytëzuar xhepat juridikë të Kushtetutës dhe të Kodit Penal…
SPAK-u ka filluar kohët e fundit tu gjuajë me saçme të forta disa derrave të majmë, majtas e djathtas. Por a do t’i shkojë SPAK-u këtij inkursioni deri në derrin e fundit të majmë, si majtas e djathtas?
Se ka shumë derra të majmë aktualisht, që e ndjejnë veten më të barabartë se të të tjerët. Sindozot ata të novelës së George Orwell-it…