• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dialogu pritet javën e ardhshme”/ Vuçiç: Qëllim i perëndimit është që Serbia të njohë Kosovën!

by Java News
22/10/2023 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qëllimi i vetëm i perëndimit është njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Kështu u shpreh presidenti serb Aleksandër Vuçiç, një ditë pas takimit në Beograd me 5 të dërguarit e perëndimit.

Ai përsëriti se takimi i së shtunës kishte qenë i vështirë për të dhe se nuk mund të jepte më shumë hollësi. Siç deklaroi në një intervistë për mediat vendase, pret që dialogu Prishtinë-Beograd të vazhdojë rreth fundit të javës së ardhshme në Bruksel.

I pyetur nëse pret trysni, Vuçiç tha se vendet e Perëndimit i kanë politikat dhe qëndrimet e veta të cilat “janë plotësisht të kundërta me qëndrimin tonë”.

“Natyrisht, gjithçka rreth Kosovës është tejet e vështirë për ne. Njerëzit mendojnë se kjo ka të bëjë vetëm me ngjarjet e Banjskës, por nuk është ashtu. Për ne ishte e tmerrshme në aspektin taktik dhe prodhoi pasoja të caktuara, por në kuptimin strategjik, qëllimi i vetëm i tyre është që ne ta njohim Kosovën”, deklaroi Vuçiç.

Pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiç, në Prishtinë dhe Beograd, emisarët perëndimorë u kërkuan palëve që të normalizojnë marrëdhëniet dhe thane se shtensionimi i situatës mes Kosovës dhe Serbisë është më urgjent se kurrë më parë.

Lajcak i kërkoi Serbisë të bashkëpunojë në hetimet për ngjarjet në Banjskë dhe përsëriti se autorët e sulmit ndaj policisë së Kosovës duhet të sillen para drejtësisë. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, i dërguari i posaçëm i BE deklaroi se kishin ardhur me një plan tëri.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti theksoi pas takimit me pesëshen diplomatike se prioritet kryesor dhe çështje urgjente për Kosovën janë siguria e shtetit dhe e qytetarëve, e kufijve dhe e territorit./m.j

Next Post
Tentoi të futej në metro/  U dhunua nga policia për shkeljen e ligjit të hixhabit, adoleshentja iraniane pëson vdekje klinike

Tentoi të futej në metro/ U dhunua nga policia për shkeljen e ligjit të hixhabit, adoleshentja iraniane pëson vdekje klinike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In