Juristi Romeo Kara thotë se Sali Berisha do të paraqitet në gjykatë me patjetër në lidhje me masën e caktuar ‘detyrim paraqitje’ për aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani. Në një intervistë për Report Tv, juristi tha se Berisha duhet të shoqërohet nga disa gra, e se ai nuk është mbi ligjin.
”Ka qenë i zhveshur nga çdo vlerë morale që duhet të ketë një burrë shteti. Tani pozitat e tij po rëndohen edhe ligjërisht. Kanë qenë të shumë pritura, janë edhe të shumë vonuara. Një person që ka kapur shtetin, ka rrëzuar çdo siguri juridike dhe që ka luajtur me kapjen e sistemit të drejtësisë.
Do ti dhembë herën e parë dhe do të mësohet. Me këtë vendim do të paraqitet dhe ti mbushte mendja se nuk është mbi ligjin. Do shkojë si çeço dhe nuk do të guxojë që të bëjë asnjë veprim tjetër. Ta shoqërojnë disa gra”,- tha Kara.
”Minimum rrezikon burg, ai thotë jam i ri për të rimarrë pushtetin, meqë është i ri për të marrë pushtetin le të shkojë edhe në burg. Nja 10 mijë vjet burg rrezikon për të gjitha veprat që ka bërë. Dhëndri të bëhet bashkëpunëtor me drejtësinë, të shpëtojë nga Berisha. Pastaj tu merren pronat dhe të rishpërndahen”,- tha Kara./m.j