Kenneth Chesebro, ish-avokati i Donald Trumpit, ish-presidentit amerikan, e ka pranuar fajësinë në një rast që lidhet me synimet për përmbysje të rezultatit zgjedhor më 2020 në Xhorxhia.
Chesebro është personi i tretë, prej 18 të pandehurve, që e ka pranuar fajësinë, pas arritjes së një marrëveshjeje me prokurorët në qarkun Fullton.
Ai është akuzuar se i ka çuar përpara pretendimet pro-Trumpit për mashtrime zgjedhore në Xhorxhia dhe për thirrjet që edhe shtetet tjera ta përmbysin rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale.
Në garën e atij viti, presidenti aktual amerikan, Joe Biden, e ka fituar garën kundër Trumpit.
Trump është, po ashtu, i akuzuar në këtë rast.
Ish-presidenti është deklaruar i pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Chesebro e ka pranuar fajësinë një ditë pasi një tjetër ish-avokate e Trumpit, Sidney Powell, e ka pranuar gjithashtu fajësinë në këtë rast.
I treti është Scott Hall, i cili ka vepruar njëjtë, në fund të shtatorit.
/a.r