• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të akuzuar në Itali si pjesëtarë organizatash kriminale, arrestohen dy persona

by A R
21/10/2023 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 32-vjeçar i kërkuar ndërkombëtarisht, pasi akuzohet nga autoritetet italiane si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të narkotikëve, është arrestuar në Shkodër, me qëllim ekstradimin

Shërbimet e njësisë së specializuar FAST Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Shkodër, lokalizuan në lagjen “Ndoc Mazi”, në Shkodër dhe e arrestuan me qëllim ekstradimin, shtetasin F.M, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Milanos i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Organizata kriminale me qëllim trafikimin e drogës”, sipas Kodit Penal të Italisë, ku parashikohet dënim deri në 20 vjet burgim për këtë vepër.

Më vonë, Policia e Kukësit njoftoi se ka vënë në pranga edhe një 31-vjeçar që po ashtu kërkohej nga autoritetet italiane.

“Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Roma, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht D. H., 31 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Italisë”, njoftoi policia.

/a.r

Next Post
Ujitje-kullimi në bujqësi, Denaj: Përmbyllim dy investime në mbështetje të fermerëve në Fier

Ujitje-kullimi në bujqësi, Denaj: Përmbyllim dy investime në mbështetje të fermerëve në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com