Turpi i politikës që ka lënë në harresë diasporën. Kështu u shpreh deputeti i PS Lavdrim Krashi në studion e Faxnews, teksa foli për tryezën e reformës zgjedhore dhe për votën e diasporës.
Për gazetaren Rovena Neziri, Krashi tha se gjithçka duhet të nisë me identifikimin e të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë. Por një pikë shumë e rëndësishme sipas tij është edhe ndërgjegjësimi i të gjithë qytetarëve.
Krashi: Ka disa vite, është një turp i krejt politikës qe e ka lënë në harresë diasporën. Sa i takon përfaqësimit të saj dhe mundësisë për të votuar, jemi vend anetar i NATO-s, nuk po respektojmë emigrantët.
Diaspora, mërgata shqiptare që ka interesa të drejtëpërdrejta në Shqipëri. Emigrantët kanë ndihmuar në rritjen e ekonomisë shqiptare.
Diaspora shqiptare kërkon të drejtën e votës për zgjedhje kombëtare. Ka politikanë që mendojnë se mërgata nuk duhet të kenë të drejtën e votës.
Etapa e parë për të siguruar të drejtën e votës fillon që me identifikimin e tyre. Ka një aplikacion në e-albania ku qytetarët shqiptarë mund të regjistrohen. Numri i tyre që janë identifikuar është shumë i ulët. Është detyrë e institucioneve por edhe partive politike për të regjistruar të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Organet shtetërore, ministra e Brendshme e ka për detyrë. Pastaj është fushata e ndërgjegjësimit, ku hyn edhe ministria e jashtme qe e ka për detyrë për të qene në kontakt për të regjistruar shqiptarët kudo që jetojnë duke përdorur ambasadat, konsullatat.
Shteti, partitë politike e kanë për detye për të ndërgjegjësuar qytetarin e fundit, kush është numri i shqiptarëve që jetojne jashtë me të drejtë vote. Ndërgjegjësimi duhet të jetë më i madh.
/f.s