Analisti Eduard Zalioshnja ka komentuar në Report Tv kaosin që u krijua një ditë më parë në Kuvend nga deputetët e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit. Ata bllokuan hyrjen e deputetëve të Grupit Parlamentar të PS dhe hoqën kartat e tyre nga pajisjet elektronike të votimit, duke bllokuar më pas vendet ku ulet Kryetarja e Kuvendit dhe Kabineti Qeveritar, si dhe portat hyrëse të tyre duke vendosur karrige.
Mirëpo, për analistin Zaloshnja taktika të tilla janë zhvilluar edhe më parë, por sipas tij nuk kanë asnjë efekt tek elektorati përveçse tek simpatizantët e Berishës.
“Opozita qoftë kur ishte Basha qoftë edhe tani që është Berisha si njeriu më kryesor i opozitës, i ka provuar të gjitha këto praktika, kemi parë edhe çadra që janë ngritur në bulevard në 2009, çadrat e Bashës, bllokime parlamenti. Këto lloj taktikash kanë efektin pozitiv vetëm tek ata që janë përkrahës të atij që i përdor këto taktika. Ata që janë përkrahës të zjarrtë të Berishës i pëlqejnë këto taktika se ndihen të përfaqësua. Por kur shkojmë më gjerë, tek votuesit gri, që janë në pritje për një ofertë më të mirë, këto kuptohet që nuk mund të ekzaltohen nga taktika të tilla”, tha Zaloshnja.
Taktika të tilla ekstreme, sipas Zaloshnjës kënaqeni vetëm simpatizantët.
“Rezultati do jetë po i njëjtë, e kemi parë këtë kur Berisha ishte në opozitë para 2005, kur Rama ishte në opozitë para 12013. Rama bënte protesta çdo të shtunë. Pastaj këtë gjë e bëri Basha më vonë, po e bën Berisha. E ka nis me parlamentin. Por këto taktika ekstreme vetëm konsolidojnë një bazë përkrahësish të zjarrtë por s’të krijojnë mundësinë për tu zgjeruar më tepër. Në sondazhin për Report Tv, Berisha ka rreth 380 mijë simpatizantë. Ata kënaqen nga këto lloj taktikash, por nuk mjafton”, vijoi Zaloshnja.
/f.s