• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një samit, shumë simite dhe një mjeran

by Martin Leka
20/10/2023 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Martin Leka

***

Në Tiranë u mbajt Samiti i Berlinit. Ngjarje madhore kjo për Shqipërinë, që u pasua me vizitën zyrtare, e para e një presidenti të Francës në Shqipëri. Sapo samiti mbaroi, lukunia e kritizerëve filloi të “lyejë” me baltë samitin. I gjithë fokusi dhe bateritë e kritikave ishin kundër kryeministrit. Si gjithnjë. Berisha tha është fasadë. Se kishte ftohje me Albinin, a thua se nuk e dinim… Si një mjek në profesion, stetoskopin ja mbështolli në brinjë edhe Brnabiçit. Pa se edhe kjo ishte ftohur aty… Në Brinjë e në Banjskë! Sipas prognozës së doktorit, kryeministrja serbe e kishte inatin personalisht me “vëllain” e Vuçiçit, Edin pra, i cili e kishte tradhëtuar, duke kërkuar sanksione ndaj Serbisë pas ngjarjeve të fundit në Banjskë.

Më tej, Samiti prodhoi të tjerë foltoristë e analistë, si simitet e dalë nga furra: Samiti i Berlinit nuk solli asgjë të re. Dhe të gjithë në një shënjestër, Ramën. Duke e sulmuar aty ku ai ka parzmoren me mburojën më të fortifikuar. PR e vet!

Ju rrofshin shigjetat!

***

Pushtetin e mori Saliu. Albana Vokshi u bë Kryetare e Parlamentit. Të tjerët ministra. Foltoristët, në akte ekstreme siç edhe i kemi parë në të kaluarën, bllokuan parlamentin me zhurma e kërcitje karrigesh e bërtima. Seanca u ndërpre, por Berisha me të tijët, nuk denjuan të dalin nga salla e madhe e Kuvendit. Ashtu në terr, falë teknologjisë, ai bëri apologjinë e qeverisjes së Ramës. Me të njëjtat terma të përditshëm, si një shirit kasete i një magnetofoni të vjetër, nga ata që merreshin dikur me autorizim. Edhe pse kjo metodë e njohur opozitare nuk ka shtuar vota në thesin e opozitës, Berisha, si një aktor reklamash, provon përsëri.

Foltoristi më i ri, Gaz Bardhi tha: “Nuk do lejojmë funksionimin normal të parlamentit”. E përkthyer në shqip-shqip, i bie që Gazi është i mendimit që funksionimin e parlamentit ta bëjë anormal, meqë paska qenë normal e që ky nuk do lejojë funksionimin normal. Hajde merre vesh!

Nga ana tjetër, Edi Rama gulçon nga të qeshurat.

“Lum si unë për opozitën që kam”, thotë!

***

Në një TV informativ nga më të shikueshmit, me kapi veshi këtë dialog mes moderatores dhe të ftuarës.

-Moderatorja: Sa fëmijë ke?

-E ftuara: Kam tre fëmijë të vegjël, dy vajza e një djalë.

-Moderatorja: A je falenderuese për zotin që ti ka sjellë në jetë ata?

…E ftuara shtanget në habi dhe vetëm e sheh në sy, sikur do ti thotë: ç’është kjo pyetje?!

…Dhe moderatorja i ripërsërit sërish të njëjtën pyetje dhe pret përgjigjen që ka vetëm dy opsione, Po ose Jo.

Faik Konica i madh ka thënë: Zot më jep fuqi të mos flas kur s’kam asgjë për të thënë!

***

Në fund, si për kafe me “koçifoz”, vjen një shqiptar i veshur si me qefin të bardhë.

Ky e quan veten historian dhe se ku jeton diku nga vendet arabe. Punë e tij. Ylli Rakipi e kishte ftuar në emision për situatën e luftës mes Izraelit e Hamasit. E dini si tha? Merrni frymë thellë: “Hamasi është si UÇK”.

Ylli ja tha ç’kishte dhe për sa e lejon etika e moderatorit.

Të tillë si ky janë MJERANE që Zoti i ka si eksperimente për të dalluar njeriun nga kafsha./pena.al

Next Post
“Superleku” vijon revanshin, monedha europiane zbret në 101 lekë, zhvlerësohen edhe valutat e tjera

Mbi 477 mld lekë deri në shtator, të ardhurat në buxhet arrijnë shifra rekord

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In