Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina reagoi sot në rrjetet sociale duke deklaruar se Kryeministri Rama dhe ish-kryeministri Berisha janë akuzuar në prokurorinë antikorrupsion (SPAK) për akuzën e pastrimit të parave për kullën që po ndërtohet pas Teatrit të Operas dhe Baletit.
“Sali Berisha dhe ortaku i tij në Aleancën e kullave, Edi Rama, paskan vazhduar avazin e sulmeve ndaj PD dhe kryetarit të saj. Sali, kullën e ke në SPAK, po hetohet pastrimi i parave në të. Lulzim Basha dhe PD e dërguan në SPAK sepse Lulzim Basha nuk është si ti që ditën sulmon e natën merr leje ndërtimi”, shkruan Karabina.
“Se sa i zhytur je, ta thanë britanikët dhe amerikanët, ata që të vunë vulën e non gratës. Lëvizjet e tua thjesht tregojnë frikën tënde, atë frikën që ti e di mirë se kush ta shkakton ty dhe ortakut tënd Edi Rama, që bëni sikur ziheni për sy e faqe, por në fund mbroni njëri-tjetrin që të mbani dhe ndani pushtetin dhe pasuritë e vëna përmes pushtetit”, përfundoi reagimin e saj zëdhënësja e Partisë Demokratike Mirela Karabina.
/a.r