• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjela tregon se kur SPAK do të nisë reprezaljen ndaj “peshkaqenëve”: Çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi Berisha në Kuvend

by A R
20/10/2023 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar dje situatën politike në vend dhe jovetëm, teksa e ka ndalur theksin tek deklarata e bërë dy ditë më parë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Altin Dumani, se SPAK duhet të hetojë korrupsionit e madh dhe kaosit të shkaktuar dje nga grupi i Gazment Bardhit dhe Sali Berishës në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjatë një prononcimi për mediat, avokat Ngjela tregoi se çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi binomi Berisha-Bardhi dje në Parlament. Sipas tij, opozita e drejtuar nga ish-kryeministri Berisha dhe Juda i Bashës, Gazment Bardhi se ata janë në hall, por theksoi se të fitosh duhet të kesh pas vetes shumë njerëz.

“E kanë bërë bojkotin ata. Saliu di vetëm bojkot dhe fjalë pa lidhje. Ata janë jashtë kohës dhe hapësirës së demokracisë moderne. Ata nuk vijnë dot në pushtet, janë në hall dhe nuk vjen dot në pushtet një person non grata në Amerikës.

Po sepse grupimi i Bashës është me perëndimin, se më kë është Saliu këtë se dimë, por me Amerikën dhe me Shqipërinë ai nuk është. Saliu nuk fiton sot sepse duhet që të ketë numër votuesish që të fitosh, nuk merret pushteti me 18 për qind të votave”, deklaroi ai.

Deklarata e Dumanit

Duke u ndalur tek sistemi i drejtësisë dhe deklarata e Dumanit, avokat Spartak Ngjela theksoi se SPAK nuk e ka hetuar ende korrupsion madhor, çka la të nënkuptohet dhe madje paralajmëroi se SPAK do të nisë reprezaljen ndaj të “peshkaqenëve” të korrupsionit. “Të shohim ca do bëjë sepse për krimin madhor nuk është bërë asgjë deri tani.

Sepse bota thotë se këtu ka korrupsion të lartë, këtu ka persona që janë non grata në Amerikë për korrupsion dhe janë disa nuk është vetëm një. Ambasadorja amerikane tha se janë ose të blerë ose të trembur, por është e njëjta gjë si i blerë dhe si i trembur. Amerika, pra politika amerikane duhet që ta sillte SPAK nga jashtë qoftë edhe prokuror ndërkombëtar ata nuk bëjnë dot gjë janë të trembur. Unë them ti heq, sepse Blinken tha SPAK e drejtojmë në, në SPAK janë ekspertë amerikan. Ai që ka frikë nuk mund të jetë as prokuror dot dhe as burrë shteti. Ka pauza në goditje dhe këto të japin të ditur se janë kërcënuar.

Dhe ambasadorja amerikane tha se këta janë të trembur dhe fakti që janë të trembur unë thash duan mbrojtje. I kanë dhënë mbrojtje apo jo se di, por mbrojtja që japim ne nuk mjafton. Antimafia në Itali jeton në lagje të caktuara dhe i mbajnë në qytete të veçanta, aty rri vetëm bota juridike që merret me krimin dhe mafian, ashtu duhet që të jetë edhe këtu tek ne”, u shpreh ai. Po ashtu, avokat Ngjela zbuloi se pse ka ngecur lufta kundër korrupsionit. “Ka dy arsye zvarritja ose po mbledhin prova të pakundërshtueshme ose kanë stepje si tha ambasadorja amerikane”, tha ai.

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë

Sa i takon samitit të Berlinit, avokat Spartak Ngjela theksoi se nuk solli asgjë konkrete për Shqipërinë. “Folën vetëm gjëra të përgjithshme. Ne e bëmë tonën, i pranuam, bënë edhe mbledhjen dhe nuk dhanë asgjë. Fakti që erdhën këtu dhe u mblodhën unë thash se do jepnin lajmin se do të hyjmë në Bashkimin Europian, ata erdhën dhe folën broçkulla, nuk thanë asgjë konkrete për mua. Pati vetëm atë anën e jehonës që edhe Tirana po quhet një qytet me rëndësi evropiane”, theksoi ai. Më herët avokat Ngjela e cilësoi sjellje prej diktatori, e fjalimin e kryeministrit Edi Rama javën që shkoi në Kuvend për rezolutën e Kosovës.

Sipas Ngjelës, kryeministri nuk e kupton rëndësinë e opozitë në një shtet demokratik. “Kjo nuk është natyrë e një kryeministri perëndimor. Është si komunistët liberal, mos të shkojmë deri te Enver Hoxha. Ai nuk e di ç’është opozita. Kam përshtypjen se nuk e di që demokracia është opozita. Hiqe me një dekret opozitës, s’ka nevojë më për opozitë (qesh). Kush do jemi, ne që po flasim në studio? Ai bënte sikur kishte përpara armikun. Nuk është i pari kështu, kështu që kanë qenë të gjithë kryeministrat, e kanë pozicionuar opozitën si armike.

Duke parë sjelljen e tyre në këto 30 vite, arrita në konkluzionin që nuk ishte rastësi komunizmi shqiptar, që ishte aq ekstrem. Duhet të jetë defekt i koshiencës, sepse këta nuk e konceptojnë dot të kundërtën. Nuk është çështja vetëm në parlament. Edhe në një bisedë, po ta vësh re, sepse biseda është me të kundërtën. Nëse s’ka të kundërt, nuk ka bisedë”, nënvizoi Ngjela.

/a.r

Next Post
Mbi 5 mijë viktima në 13 ditë luftë, Izraeli vazhdon të gjejë kufoma, Gaza rrënohet dita-ditës

Mbi 5 mijë viktima në 13 ditë luftë, Izraeli vazhdon të gjejë kufoma, Gaza rrënohet dita-ditës

Comments 1

  1. Sheqer Pare says:
    3 years ago

    Mbete duke pjerdhosur o TakuNgjela/dinshumDinpaku…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

September 15, 2026
Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

September 15, 2026
Aleati i Trump, Joe diGenova jep dorëheqjen nga posti i drejtimit të hetimeve për komplotin e dyshuar kundër presidentit -

SHBA nis shkurtimet në Ballkan! Ndihmë ushtarake vendeve të Amerikës së Jugut, preket Maqedonia e Veriut

September 15, 2026
Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

September 15, 2026
Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

September 15, 2026
Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

September 15, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Nesër vendimi/ Berisha: Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës!

September 15, 2026
Zv/kryeministri Hoxhaj reagon ndaj Lajçak: Mos u shqetësoni për Kosovën

Pak orë para vendimit në Hagë, ish-ministri Hoxhaj: Historia do të vendosë drejtësi për çlirimtarët!

September 15, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Ndoshta do të të vrasin!”- Batuta e Trump me kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një “çelës të artë” për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë!

September 15, 2026
Kim Kardashian diagnostikohet me aneurizëm në tru

I grabitën unazën 4 mln dollarëshe në Paris një dekadë më parë, Kim Kardashian dëmshpërblehet vetëm me 1 euro!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com