Ambasada e Francës në Prishtinë reagoi në lidhje me deklaratat e presidentit Emmanuel Macron në Tiranë, i cili gjatë konferencës për shtyp me Edi Ramën foli dhe për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Në një përgjigje për interesin e shtuar të mediave për këto deklarata, ambasada franceze sqaron se theksi i deklaratës së Macron ka qenë më shumë kërkimi i përgjegjësisë nga Vuçiç për aktet e 24 shtatorit.
“Ai bëri thirrje për një frymë përgjegjësie të presidentit serb Vuçiç, dhe të njëjtat pritshmëri i kishte edhe nga presidentja dhe kryeministri kosovar.
Pikërisht në këtë kontekst, ai përmendi edhe çështjen e liberalizimit të vizave, e cila ishte një gjest mirëbesimi, por që në këtë periudhë nuk ishte reciproke.
Prandaj, ai pret që autoritetet kosovare, sikurse edhe autoritetet serbe, të respektojnë fjalën e dhënë dhe të riangazhohen për të ecur përpara në javët e ardhshme”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës franceze.
/a.r