Gazetari i njohur, Nebil Çika, është detyruar të bëjë një letër të hapur, lidhur me kërcënimin me jetë, që, sipas tij, tre ditë më parë i është bërë nga numëri 2 i PD-së, Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani. Çika është detyruar ta bëjë këtë letër të hapur, pasi, sipas tij, si kryetari i PD-së, Lulëzim Basha, ashtu edhe ish- kryetari i PD-së, Sali Berisha, nuk kanë reaguar ndaj këtij incidenti të rëndë, megjithëse Çika pretendon se i ka vënë në dijeni. Tre ditë më parë Çika ka bërë të ditur se është kërcënuar me jetë nga Ristani, në oborrin e selisë së PD-së, për shkak të një shkrimi analitik të botuar në portalin e tij online, ku kritikonte deputetin e PD-së, Arben Ristani. Letra e hapur u është dërguar për dijeni edhe ambasadës së SHBA-së në Tiranë, ambasadores së BE-së, si dhe kreut të prezencës së OSBE-së.
Letra e plotë
- Lulzim Basha kryetar i PD !
- Sali Berisha lider historik i PD !
Për dijeni : Ambasadorit të SHBA-se në Tirane z. Donald Lu , ambasadorit të BE-së në Tirane znj. Romana Vlahutin . ambasadorit te OSBE-së në Tiranë z. Florian Raunig .
Te nderuar zotërinj !
Prej tre ditësh jam kërcënuar me jetë nga Sekretari i Përgjithshëm mi Partisë qe ju drejtoni ne shtëpinë tuaj politike ne oborrin e selisë qendrore te PD-se në Tiranë. Per këtë akt kriminal te nr 2 te PD-se kam lajmëruar me sms qe ne momentin qe ndodhi z. Basha ndërkohë qe nga media besoj se jeni informuar te gjithë për këtë incident te rëndë që cenon lirinë e fjalës dhe shtypit, një nga te drejtat kryesore themelore te njeriut te garantuar me Kushtetutën e Shqipërisë dhe konventa e karta ndërkombëtare te të drejtave të njeriut te miratuara nga shteti shqiptar .
Z.Basha !
Prisja nga j u z. Basha një reagim ! . Ne cilësinë e kryetarit te opozitës te PD , jo personal por politik e publik , një dinstancim zyrtar nga ju dhe PD , nga ky akt kriminal jo për mua, por si një qëndrim politik ndaj lirisë se fjalës, dhe shtypit, standard i demokracisë dhe e drejte themelore e njeriut, e dhunuar publikisht nga politikani i lartë i PD-se Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani , por çuditërisht nuk erdhi.
Me vjen shume keq për këtë !
Nuk e di si e keni menduar por mendoj qe incidenti është shume i rëndë për na nivelin politik nga vinte dhuna verbale dhe kërcënimi me vdekje i një gazetari , incident qe dëmton rendë PD-ne imazhin e sajë politik e elektoral dhe zhvleftëson persisht aksionin tuaj politik dhe “arritje” të tilla politike si dekriminalizimi etje. Ju z. Basha keni akuzoni me te drejte qeverinë për dhunë dhe shkelje te standardeve te demokracisë dhe te drejtave themelore te njeriut , por e gjitha kjo shumëzohet me zero kur numri 2 i PD-se kërcënon me vdekje gazetaret dhe ju heshtni sikur te mos ketë ndodhur asgjë . Ne këtë situate e gjithë retorika , politika dhe opozita juaj bëhen te pa besueshme dhe premtimet tuja për një qeverisje me te mire një farse qesharake . Kush beson se qeveria juaj do te jete me e mire kur një dhunues i lirisë se shtypit është nr 2 i PD-se qe do të jete ndoshta edhe Nr 2 i qeverisjes se saje dhe ju heshtin. Mendoj se dëmin me te madh se mua apo lirisë se shtypit kërcënimi kriminal i vartësit tuaj nr 1 ja ka bërë PD-se deri as ju si kryetar dhe as strukturat politike te saje,nuk janë distancuar nga kjo ngjarje e turpshme dhe kriminale . Se si mund te flisni për dekriminalizimin e politikes ne këtë situate , ju qofshi ! Heshtja juaj është e pa justifikuar . Mund te merrni edhe anën e Ristanit e te përpiqeni ta mbronit apo justifikoni atë , megjithëse ai nuk e ka mohuar aktin e tij kriminal , gje qe do te ishte shume me dinjitoze e me burrërore se heshtja . Kthejeni pak thikën nga vetja? S gazetare dihet te kishit “vrarë e varur” ju po te kishit logjiken e Ristanit me ato që janë shkruar e thënë për ju ne mëdia?! Kur nuk e aplikoni vete dhunën si sjellje politike pse e toleroni tek vartësi juaj nr 1 Ristani . Kjo është një soj sikur te silleshit edhe vete kështu.
Jam i zhgënjyer nga heshtja juaj e deritanishme z Basha !
- Berisha !
- Berisha nuk e keni detyre funksionale te flasë për aktin kriminal ne fjalë , por besoj se si autoritet politik e moral i pa diskutueshëm i PD-se ka detyrim një qëndrim ndaj tij. E kam admiruar z. Berisha për mbrojtjen qe i ka dhëne lirisë se shtypit dhe gazetarëve nga dhuna e qeverise dhe krimit të organizuar në këto vite të PD-së në opozitë. Me kujtohet reagimi i tij i fortë kur kolegut dhe mikut tim Telnis Skuqi i vunë një kokë dhie te prere te dera e shtëpisë ne Gjirokastër, te cilin e konsideroi se kod te mafias dhe akuzoi Ramën, qeverinë dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar si autore te saje. Doja ta pyesja z. Berisha. Po fakti qe Ristani me kërcënoi mua , jo me kok dhie , po drejtpërdrejtë me kokën time, me varje , ç’fare kodi është e kush qëndron mbrapa tij.?! .
Me vjen çudi q z. Berisha hesht për këtë akt kriminal te nr 2 te partisë se tij . Ai shestohet e bën gurgulenë për çdo denoncim qe i vjen ne fb nga njerëz anonime ne katundet me te humbura të vendit por nuk e bën një gjë të tillë kur një incident kaq i rende me lirinë e shtypit ndodh ne oborrin e shtëpisë se tij politike PD-se.
E kam pare shesh here z. Berisha te paraqitet si burrë zakoni dhe vete kam besuar që është një i tille . I është referua shumë herë Kanunit për ngjarje e fenomene te renda me pasja përtej ligjit dhe ka bere shume mire. Doja ta pyesja për rastin konkret : Çfarë parashikon Kanuni kur mysafiri mik apo jo kërcënohet me vdekje e fyhet ne shtëpi nga një prej te zotëve te saje ?! Shtëpia është e Zotit dhe e mikut, apo jo z. Berisha ?! !
Sigurisht qe nuk ke asnjë detyrim të maresh anën time apo te lirisë se dhunuar ne shtypit . E di gjithashtu që kërcënuesi im është beniamini juaj politik , por përtej kësaj nuk e shoh te udhës , te drejte dhe te justifikuar heshtjen tuaj ndaj këtij akti kriminal te rende . Nuk ju kuptoj e nuk ju justifikoj dot kur jo shoh te kërkoni “gjilpërën në kashtën e botës e te mos shihni traun në syrin tuaj . Me vjen vërtet keq !
Të nderuar zotërinj !
Nuk kam ndërmend e as forcë t’iu detyroj juve të mos heshtni ! Por sigurisht kam detyrimin dhe mundësinë t’iu them ju dhe publikut qe me heshtjen tuja po bëhen pjesë e këtij incidenti e krimi të rendë . Po e kaloni një iniciative kriminale e përgjegjësi politike morale e penale nga personale te Ristani ne politike te PD-ja , tek opozita. Heshtja juaj e miraton politikisht veprimin e tij kriminal dhe vendos një standard të ri ne raportet e PD-se me lirinë e fjalës dhe shtypit gjë qe e bën te frikshme mundësinë e ardhjes ne pushtet me këtë standard te vendosur nga Ristani me aktin e tij kriminal dhe zyrtarizuar me heshtjen tuaj ! Kujdes ! Po bëheni edhe ju pjesë e këtij krimi !
Me vjen sinqerisht keq , për këtë qëndrim tuajin politik !
Me respekt Nebil Cika
Gazetarë. Tirane më 09/03/2016