Analisti Frrok Çupi, në një intervistë për “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, theksoi se pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën nga ana e Francës është një lajm i rëndë për popullin. Sipas tij, ky vendim ishte 100 për qind i pritshëm, marrë shkas nga sanksionet e ndërkombëtarëve ndaj Kosovës.
“Është një surprizë e madhe, lajm shumë i rëndë për Kosovën, madje dhe për ne. Një lajm i rëndë për paqen në rajon dhe për sjelljen qeverisëse të rajonit. Sa i pritshëm ishte? Mund të thuash se ishte 100 për qind i pritshëm për shkak të masave që mori BE dhe SHBA ndaj qeverisë së Kosovës. Heqja e vizave dhe lëvizjes së lirë besoj se është kaq e rëndë por ndërkohë është një nga ngjarjet e vogla që do t’i ndodhin Kosovës. Me këtë qeverisje, do t’i ndodhin katastrofa të mëdha. Mbi të gjitha do t’i ndodhë izolimi nga bota demokratike perëndimore, tkurrja e të gjithë projekteve për demokratizimin dhe zhvillimin e vendit, varfëria e qytetarëve, mospjesëmarrja në tavolinë dhe perspektivat e tjera janë akoma më të errëta nëse trendi botëror do të ketë këtë kahe që ka marrë me Palestinën dhe Izraelin. Qeverisja e Kosovës nuk ka pikën e ndërgjegjes ndaj popullit të vet dhe luan lojën e vet pavarësisht interesit të qytetarëve.“, tha ai.
Duke u ndalur tek reagimi i ministres së Jashtme, Donika Gërvalla pas deklaratës së Macron, analisti tha se Kurti me qeverisjen e tij po mashtron Evropën dhe popullin e Kosovës.
“Vetë fjala që shkroi ministrja, që do të thotë punë e madhe, është gjë e tmerrshme dhe e trishtë për popullin dhe pastaj pjesë të tjera që vetë presidenti i Francës, i cili zgjodhi në mënyrë strategjike ardhjen në Tiranë në një moment aq kulmor saqë ishte edhe samiti, dhe erdhi dhe lajmin për shkatërrimtarët e paqes në Ballkan. E dha pasi iku Kurti dhe kryeministrja e Serbisë, të cilët i futi në një thes ose akoma më keq pasi iku Kurti, erdhi dhe i tha ‘unë nuk dua të të takoj, por të them se populli yt do të vuaj përsa kohë t’i sillesh kështu dhe mashtron Evropën.
Në fakt, pika kulmore e procesit të heqjes së vizave është Franca dhe padyshim pas gjithë procedurave evropiane, nëse është kundër kësaj gjëje, do të thotë se kjo gjë nuk bëhet. E trishtë është rruga në raport me popullin e tyre, të cilët realisht po e mashtrojnë por nëse një ditë do të dalë në pah, atë ditë do të jetë një Kosovë më e varfër, më e dobët ndërkombëtarisht, në rënie të lirë, nuk do të ketë perëndimin pranë.”, theksoi Çupi./m.j
Ekselencë Frrok!
Bravo!