Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe kabineti i luftës izraelite u strehuan në një bunker për pesë minuta kur sirenat e sulmit ajror u ndezën në Tel Aviv të hënën, sipas zëdhënësit Matt Miller.
Zyrtarët janë zhvendosur që atëherë dhe po vazhdojnë diskutimet në një qendër komandimi, tha Miller.
Takimet e Blinken në Izrael – raundi i tij i dytë në më pak se një javë – vijnë pasi Izraeli duket i gatshëm për një inkursion të afërt tokësor.
/a.r