Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kancelari gjerman Olaf Scholz përsëritën qëndrimin e Bashkimit Evropian, duke dënuar sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë më 24 shtator
E pyetur nga mediat lidhur me qëndrimin që do të mbajë BE ndaj agresion serb në Veri, Von der Leyen theksoi se BE ka kërkuar një hetim të hollësishëm lidhur me atë që ndodhi në 24 shtator dhe vetëm pas rezultatit të këtyre hetimeve do dalë me një vendim për Serbinë.
Ajo theksoi se janë duke pritur përfundimin e hetimeve mbi ngjarjen për të marrë më pas një vendim.
“Duhet të ketë një hetim të plotë që më pas ne të kemi një qëndrim. Ne po presim të dhënat e hetimit dhe të do të vendosim më pas”, u shpreh ajo.
Të njëjtën gjë theksoi edhe kancelari gjerman teksa shtoi se sulmi ndaj forcave të policisë së Kosovës është diçka që BE dhe Gjermania nuk e pranojnë.
Kancelari gjerman Olaf Scholz në Samitin e Berlinit në Tiranë tha se dënon sulmin në veri të Kosovës dhe vrasjen e policit Afrim Bunjaku.
Ta dënojmë sulmin ndaj policisë në veri të Kosovës. Kjo është diçka që ne nuk do ta pranojmë në asnjë mënyrë. Gjermani është shumë e qartë në lidhje me këtë qëndrim. Por duhet të ketë një hetim të plotë që duhet të bëhet nga autoritete e Kosovës dhe është e rëndësishme që autoritete serbe të bashkëpunojnë në këtë drejtim. E kuptojmë shumë mirë situatën në Ballkanin Perëndimor dhe e dimë shumë mirë që do të ruhet duke parë drejt së ardhmes dhe jo së kaluarës.
Duhet të zgjidhen të gjitha problemet para se të jemi pjesë e BE-së. S’mund të integroheni në BE duke marrë me vete problemet që keni këtu. Vlerësojmë reformat që janë marrë dhe aspekte të tjera, por kjo është përgjigja ime në lidhje me situatën në Kosovë me Serbinë. Në lidhje me integrimin për ne janë të rëndësishme marrëveshjet e sotme që u nënshkruan mes vendeve. Duhet të zgjidhim një herë e mirë konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë.’- tha Scholz./m.j