Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, do vije sonte ne Shqiperi ndersa neser do te vijoje takimet zyrtare në Shqipëri, të martën më 17 tetor. Presidenti francez do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Presidenca ka zbardhur agjendën e vizitës së Macron:
8:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës. Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Interpretohet himni kombëtar francez; Interpretohet himni kombëtar shqiptar; Kryhet kalimi para truprojës së nderit; Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive. Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve. Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare. 08:35 – 09:05 – Takim kokë më kokë mes dy presidentëve.
Presidenti Emmanuel Macron shtyu ardhjen e tij në Tiranë, dhe shkak të për këtë është bërë një sulm terrorist në Arras (Francë) ku mbeti i vrarë një mësues dhe nga situata në Lindjen e Mesme,
Presidenti francez pritej të mbërrinte në Shqipëri për të marrë pjesë në samitin e 9-të të procesit të Berlinit, i cili mbledh së bashku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe disa vendeve evropiane për të nxitur dialogun politik, bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon, si dhe afrimin me Bashkimin Evropian./m.j