Në mesin e liderëve europian që janë në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit është dhe presidentja e Hungarisë, Katalin Novák.
44-vjeçarja kishte zgjedhur të vishte kostum me ngjyrat kombëtare shqiptare për të treguar afrimitetin e vendit të saj me Shqipërinë.
Katalin Novák është zgjedhur presidentja e parë grua e Hungarisë në mars 2022.
Ajo është një mbështetëse besnike e kryeministrit Viktor Orbán dhe më parë ka shërbyer si ministre e Rinisë në Hungari.