Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka mbledhur kabinetin emergjent qeveritar për herë të parë të dielën, duke thënë se uniteti kombëtar i shpërfaqur ditëve të fundit ka dërguar mesazh brenda dhe jashtë shtetit.
Duke e mirëpritur ligjvënësin opozitar, Benny Gantz, i cili i është bashkuar qeverisë bashkë me disa anëtarë të partisë, Netanyahu ka thënë se të gjithë ministrat janë duke punuar “pa orar, në një front të përbashkët”.
Ushtria izraelite është duke u përgatitur për një ofensivë në Gaza, për ta luftuar Hamasin. Ajo i ka urdhëruar mbi 1 milion palestinezë që të shpërngulen nga veriu në jug të Gazës.
Kombet e Bashkuara i kanë kritikuar urdhrat për evakuime dhe kanë paralajmëruar për katastrofë humanitare.
Ushtria izraelite ka bombarduar shënjestra të Hamasit në Gaza, prej sulmeve të pashembullta të grupit militant ndaj civileve izraelitë në fundjavën e kaluar./ REL