Fituesi i “Topit të Artë” për këtë vit pritet të shpallet me një ceremoni madhështore më 30 tetor në Paris. edhe pse duhen edhe disa ditë që të mësohet fituesi i këtij çmimi, ka zëra se fituesi është përcaktuar dhe ai pritet që të jetë i zakonshmi…Lionel Mesi.
Lajmin në fjalë ë ka bërë të ditur një mik i familjes së futbollistit argjentinas. Sipas pretendimit të Dosetit i bie që “pleshti” e ka dalë fitues në duelet rivalizuese me sulmuesin norvegjez të Mançester Sitit, Erling Haland, si dhe yllin francez, Kiljë Mbape.
Gjatë sezonit të shkuar 36-vjeçari fitoi Kupën e Botës si kapiten i Argjentinës në Katar, si dhe shënoi 21 gola dhe 20 asiste me PSG në 41 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet, ku fitoi edhe titullin e dytë kapin në Ligë 1.
Nëse del pretendimi i mikut të familjes, i bie që ky të jetë trofeu i tetë i “Topit të Artë” të fituar nga Lionel Mesi. Këtë trofe individual “pleshti” e ka fituar në vitet 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, dhe 2021./m.j