Ish-udhëheqësit e ballkanit perëndimorë nga Shkupi kërkuan që Serbia të ndëshkohet për frymën destabilizuesëe në Ballkan ,dhe për sulmin në Banjskë të Zveçanit. Ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Fatmir Sejdiu thanë se Serbia ishte e përfshirë në sulm, ndërsa Ish-kryeministri i Sllovakisë tha se ShBA dhe BE duhet të tregojë një përgjegjësi më të madhe.
Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu ka kritikuar qasjen e Serbisë ndaj Kosovës, ndërsa në një konferencë në Shkup ai tha se nuk mund të flitet për integrim pa pasur siguri në rajonin e Ballkanit!
“Dihet që në fillim duhet të bëjmë Ballkanin Perëndimor më të sigurtë dhe pastaj të flasim për integrim. Pasi gjithë jemi të shqetësuar për pasigurinë e krijuar në vazhdimësi…Më 24 shtator plasi sulm në rajonin e Banjskë, jo vetme plasi por ndodhën disa gjëra të pakuptueshme, kur Beogradi i cili të paktën formalisht është dukur se po kujdeset që problemet mes Kosovës dhe Serbisë të zgjedhën, paqësisht dhe drejtësisht, po mbante qëndrim shumë shqetësues.
Ngjarja që na tronditi të gjithëve jo vetëm që nuk u dënua nga drejtuesit e Serbisë, por u shpall një dite zie për ata që u vranë, të cilët më të drejtë u quajtën terroristë… Pra, duket qartë se këtu është përfshirë kokë e këmbë edhe shteti serb…Duhet të vazhdojnë përpjekjet për t’u ulur në bisedime palët, vetëm se ndaj Serbisë duhet kërkohet më shumë. Pikë së pari është e domosdoshme që Kosova të njihet nga anëtarët e BE-së, të cilët deri tani nuk e kanë njohur. Rruga e vetme për të gjithë janë bisedimet, dy ose shumë palëshe por duhet vendosmëri e cila deri tani ka munguar. Është më se e nevojshme që për Vuçiq të bëhet e njohur se nuk mund vazhdojë të qëndrojë në dy karrige, historia ka treguar se kjo nuk ndihmon në zgjidhje e problemeve”, tha Moisiu.
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu derisa përmendi sulmin e fundit që ndodhi në pjesën veriore të kOSOVËS, tha se është koha që politikat e tilla luftënxitëse dhe destabilizuese, jo vetëm të marrin fund por edhe të marrin ndëshkimin e meritueshëm.
“Integrimi i plotë i këtij komuniteti në proceset shtetndërtuese ka pasur dhe ka një armik të përhershëm, është qeveria dhe politika zyrtare e Serbisë që nuk po ndryshon, pavarësisht progresit dhe investimeve që po bënë rajoni mbështetur nga Bashkësia Ndërkombëtare. Madje, kur edhe e gjithë Evropa po kërcënohej nga agresioni rus në Ukrainë me rrezikun e përhapjes së tij, shteti serb jo që mbetet aleat i Rusisë, por ka intensifikuar veprimet provokuese. Shembull është rasti i fundit, kur një grup i terroristëve provokoi të destabilizojë integritetin dhe sovranitetin e vendit…Paqja nuk ndërtohet duke vendosur kushte të njëanshme, Serbia ishte dhe vazhdon të mbetet faktori kryesor destabilizues. Është koha që politikat e tilla luftënxitëse dhe destabilizuese, jo vetëm të marrin fund por edhe të marrin ndëshkimin e meritueshëm”, tha Sejdiu.
Edhe ish-kryeministri i Sllovakisë, Mikulas Dzurinda kërkon nga Bashkimi Evropian të mbajë një përgjegjësi më të madhe sa i përket zhvillimeve që po ndodhin, e sidomos ato të sigurisë.
“Ndoshta një moment i ri po shfaqet kundër efektit që Ukraina po përballet me luftë nga Rusia, kjo ndihmon të kuptohet që BE duhet të luftojë për një rol më të rëndësishëm…Kam ndjenjën se ky është momenti, ndjej se edhe aleatët tanë, ShBA dhe BE, të tregojë një përgjegjësi më të madhe, të mbajë një peshë më të madhe ndaj vete”, u shpreh ai.
Në konferencën në Shkup foli edhe ish-presidenti i Bosnjës dhe Hercegovinës, Mladen Ivaniq, i cili konsideron se duhet të rritet bashkëpunimi mes vendeve në rajon dhe se BE duhet të punojë më shumë në këtë drejtim.
“Kur flasim për rajonin dhe BE-në, kemi dy qasje, e para është më formale e tjetra më reale. BE vite e vite me radhë thotë se dyert për Ballkanin janë hapur dhe thonë janë gati. Por çfarë ndodhë me realitetin, a kemi medie të lira, nuk mund të themi se kemi mediume të orkestruara, a kemi gjyqësi të pavarur a po përpiqemi të bëjmë këtë realitet. A kemi një luftë reale kundër korrupsionit dhe krimit, nuk më kujtohet ndonjë shembull që kjo tek ne ndodhë vërtetë. Themi jemi të gatshëm për reforma, por në realitet nuk i bëjmë…Duhet që të rrisim bashkëpunimin mes vendeve në rajon”, tha Ivaniq.
Kjo konferencë është organizuar nga Federata e Paqes Universale dhe Podgorica Club./m.j