Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli për zhvillimet politike brenda PD-së.
Noka u ndal të propozimi i deputetit të PD-së, Dashnor Sula për krijimin e një partie të re, ku tha se nuk do e pranojnë në gjë të tillë dhe se do luftojnë për të marrë emrin që është vjedhur nga kryeministri Edi Rama.
“Nuk e pranojmë një gjë të tillë. Do luftojmë të marrim emrin që na vodhën. Do e ndjekim me gjykatë, nuk ka gjyqtar që të bëjë çmenduri, pasi nuk do jetë vetëm Rama në pushtet. Do vijë dita që do dalin para drejtësie, asnjë nuk do shpëtojë. Ka ikur Enver Hoxha, e jo më Rama. Do e ndjekim çështjen deri në Strasburg”, u shpreh Noka.
Po ashtu ai u shpreh se ka vetën një Parti Demokratike dhe ajo është në udhëheqjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se fshihet pas vulës dhe logos së PD. Më tej ai u shpreh se Rama ka marrë disa mercenarë që i keqpërdor, të cilët arrijnë të shesin dhe partinë.
Sakaq Noka u ndal dhe te roli i Gazment Bardhit, ku tha se 43 deputetët e njohin atë si kryetar të grupit parlamentar.
“Grupi ynë parlamentar është i përbërë nga 43 deputetë. PD nuk ka dy sekretarë dhe as dy kryetar. Unë ndihem sikur jem duke luftuar këtë regjim. Unë jam i zgjedhur nga votat e demokratëve. Bardhin e kemi njohur për kryetar të grupit parlamentar dhe i kemi ofruar gjithë mbështetjen. Pastaj a mund të ketë qëndrime të ndryshme, kjo s’ka rëndësi. E rëndësishme është të jemi të gjithë bashkë kundër regjimit.
Bardhi në mbledhjet e grupit parlamentar unë jam me cilësinë e deputetin, në mbledhjet e PD-së, jam sekretar. Unë njoh dhe vlerësoj institucionet. Ka një gjë tani që s’ka shqiptarë dhe ndërkombëtar që nuk e di se Rama ka një skenar për të mbajtur këtë situatë të tillë. Kjo është një lojë kundër PD-së dhe opozitës. Është i njëjti skenar si për zvarritjen e çështjes së logos.
Nuk besoj se s’ka shqiptar që nuk e di kush është PD. E mbajti, sepse iu desh të përdorë pengje mercenarët e tij për të përçarë opozitën dhe për të mos e lejuar të ngrihet. Të njëjtën gjë po bën dhe me grupin parlamentar. Sa deputetë janë për Bardhin kryetar grupi? 43 deputetë.
Sa janë për Bravën (referuar Lulzim Bashës)? Më thoni ju. E dimë të gjithë se Rama e ka mbajtur dhe e mban atë vulë. Pas asaj vule sot është Rama. Sot s’ka dy grupe, por 1 që është PD. Nuk do ishte çudi që këtë logo, Rama t’ia heqë Bravës, e bën këtë, por ne do e zhbëjmë pasi e drejta është me demokratët”, u shpreh Noka.