Si popullsia edhe familja shqiptare po rrudhet ndjeshëm. Një prej shkaqeve kryesore mbetet emigracioni.
Mbi 6 mijë e 500 familje më pak janë regjistruar nga Instituti i statistikave për 2022 duke e zbritur numrin e familjeve në 758 mijë e 973.
“Sapo u krijohet një infrastrukturë e përshtatshme tërheqin gjithë familjen. Të rinjtë dhe të rejat hezitojnë të krijojnë familjen këtu dhe nëse marrin vendimin për të emigruar duan që këtë hap ta hedhin jashtë dhe jo këtu.”
ENTELA BINJAKU, SOCIOLOGE
Por nuk është vetëm emigracioni. Këtë fenomen po e ndikon fort edhe ndryshimi i konceptit të martesës. Në listën e prioriteteve ky është i fundit. Ata janë më të përqendruar tek krijimi i një ekonomie më te mirë.
“Në breza të tërë jemi edukuar me modelin shkollohesh, martohesh e lind fëmijë, sot të rinjtë nuk mendojnë këtë gjë. Por përkundrazi mendojnë si të shkollohen më shumë, të krijojnë një bazë ekonomike më të mirë, si të avancojnë profesionalisht”
ENTELA BINJAKU, SOCIOLOGE
Në 2022 rreth 32 mijë shqiptarë kërkuan azil jashtë vendit. Emigracion, më pak dëshirë për martesë dhe ndjeshëm më pak bebe që vijnë në jetë. Në 2022 numri i lindjeve ra në 24 mijë e 700 bebe, trend që po vijon edhe për këtë vit.
/f.s