Policia dhe SPAK janë duke zhvilluar një megaoperacion të shtrirë në disa qytete të vendit.
Operacioni i madh policor është shtrirë në Tiranë, Krujë, Durrës, Vlorë dhe Kurbin. Mësohet se mes të arrestuarve, është dhe një shef komisariati.
Sipas të dhënave paraprake rezulton se është arrestuar shefi i komisariatit në Kurbin me iniciale Dritan Meta i cili dyshohet se ka lidhje me këtë grup të strukturuar kriminal.
Në kërkim janë edhe zyrtarë apo ish zyrtarë të tjerë të policisë për të cilët është duke vepruar Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Ndërkohë më herët u raportua se policia rrethoi edhe banesën dhe lokalin e Gëzim Çelës, i njohur si “Baroni i drogës”, i cili aktualisht eshte ne kerkim./m.j