Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 foli për situatën brenda Partisë Demokratike dhe zgjedhjen e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së.
Ajo e cilësoi si kaotikë situatën në të cilën ndodhet PD-ja, ndërsa shtoi se mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen brenda partisë.
Pyetjes së gazetares se kë sheh Bushka si kreun e Grupit Parlamentar, ajo u shpreh se rezervuar.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Bushka: Për çështjet e brendshme të PD-së janë tërësisht të brendshme. Proceduralisht Kuvendi punon me rregulloren e vetë. Situata me deputetët e PD-së është pak sfiduese, e paprecedentë dhe kaotike. Si rregull duhet ta zgjidhnin vetë pasi kanë rregulloren e grupit. Nuk mund të presin të hyjmë ne dhe të zgjidhim çështjet e tyre. Gjithë kaosi ndikon në punën në Kuvend. Parlamenti s’ka ndonjë kompetencë për zgjidhjen e konfliktin. Kryetarja e Kuvendit tha se mund të kërkojë opinionin, por sërish mbeten opinione dhe jo vendime.
Pyetje: Kë shihni si kreun e Grupit Parlamentar të PD-së?
Bushka: Unë do rezervohesha të jepja një opinion, pasi të shprehesh si juristë nuk është e përshtatshme për mua, në postin që mbajt aktualisht. Ndërsa si politikane do thoja se rregullorja është baza e sqarimit të kësaj çështje, se nuk dua ta quaj konflikt. Mund të çohet edhe në Gjykatë, pasi është si opsion./m.j