Policia greke ka publikuar të dhënat dhe foton e Mateo Sinanllari atësia Pasho dhe mëmësia Roza i datëlindjes 30 nëntor 1994.
Sinanllari u arrestua dy vjet më parë nën akuzën e vjedhjes dhe dëmtim i pronës në zonën e Kifisias. Ai akuzohet për disa vjedhje spektakolare në zonën rezidenciale të Athinës.
Publikimi i të dhënave dhe fotos së tij bëhet me qëllim njohjen e tij prej viktimave të cilët kanë rënë prehë e akteve të tij, sqaron prokuroria e Athinës. 29 vjeçari mbahet në burgun e Korridhalosë në pritje të gjykimit të tij./m.j