Studentët e Mjekësisë nuk kanë zhvilluar asnjë orë mësimi dhe as pranojnë të hyjnë në auditore. Java e parë e vitit akademik është mbyllur me bojkot. Studentët e viteve të dyta deri të gjashta janë mbledhur sërish para fakultetit.
Ata kërkojnë anulimin e ligjit që i detyron të punojnë 2 deri 3 vite në Shqipëri pas shkollës ose të paguajnë tarifën e plotë të studimeve për vitet e mbetura. Studentët thonë sedo të vijojnë bojkotin pa afat nëse nuk hiqet kontrata detyruese.
Të rinjtë e mjekësisë kanë deklaruar vijimin e bojkotit pa afat edhe pse nga ministria e Arsimit nuk është dhënë asnjë sinjal për tërheqje nga vendim i marrë./f.s