Një 20-vjeçar i armatosur me kallashnikov që udhëtonte me makinë, nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet.
Ngjarja ka ndodhur në Rreshën, aty ku në pranga ka rënë i riu P.T., banues në Rrëshen.
Forcat e policisë ju vunë në ndjekje dhe mundën ta ndalonin. 20-vjeçarit iu gjet një kallashnikov me 27 fishekë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
/a.r