Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se kishte rënë zjarr në fshatin Godolesh, kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer veprimet hetimore për identifikimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies.
Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për banuesin në fshatin Godolesh me iniciale Q. B., i cili ditën e djeshme dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur barishtet në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe disa pemë frutore, në pronësi të disa shtetasve të tjerë.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre pasi kjo përbën një vepër penale.
/a.r