Një hajdut në Tiranë është maskuar si korrier për të grabitur një kasafortë në një apartament në rrugën ‘Siri Kodra’, ish Punishtja e Pastave.
Janë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë së një apartamenti tjetër në pallat, ku vihet re hajduti i cili është maskuar me skafandër në kokë dhe në duar mban një buqetë me lule dhe një valixhe, të cilën e ka përdorur për të kryer vjedhjen.
Pasi grabit kasafortën, ai shihet sërish teksa zbret dhe mban po në duar buqetën e luleve. Në zbritje, pasi ka kryer vjedhjen, ai e tërheq valixhen më me vështirësi.
Ende nuk bëhet me dije se çfarë ka grabitur hajduti, shuma e lekëve apo vlera e sendeve me vlerë. Ndërkohë, Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për ta identifikuar./m.j