Në ditën e parë të Festivalit të Mesvjeshtës dhe periudhës së festave për Ditën Kombëtare, që përkoi me datën 29 shtator, numri i udhëtimeve me trena në Kinë i tejkaloi 20 milionë, duke shënuar një rekord të ri për trafikun njëditor të pasagjerëve, citon CMG.
Sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, pritet që gjatë kësaj periudhe, numri i udhëtimeve turistike brenda vendit në të gjithë Kinën do të arrijë në 896 milionë, me një rritje prej 86 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
Ndërsa të ardhurat nga turizmi i brendshëm do të jenë 782.5 miliardë juanë, me një rritje prej 138 për qind me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.