• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Karshillëku” amerikan i Fatmir Mediut ndaj drejtësisë

by Mero Baze
30/09/2023 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Fatmir Mediu i cili një ditë më parë kishte seancë në gjykatë rreth tragjedisë së Gërdecit, sot poston nga SHBA foto me dy biznesmenë shqiptaro në Amerikë, të cilët u kanë zënë prit tek kafja e Kongresit dy tre kongresmenëve, që janë në hall të tyre dhe  nuk e ka idenë përse po fotografohen duke bërë shqiponjën bashkë me ta.

Por për më tepër arsyeja përse Mediu paska dal në foto me tre njerëz në Kongres Amerikan, paska qenë dislokimi I ushtrisë serbe në Kufi me Kosovën dhe Fatmir Mediu paska bërë thirrje që ata të largohen andej.

Tani ky dislokimi I ushtrisë serbe në Kufi me Kosovën është vërtet një provokim I rënd, por serbët e kanë marrë aq të fort paralajmërimin nga NATO , nga Shtëpia e Bardhë dhe vendet e BE, sa kamionët ndërkohë janë nisur të zbythen e të kthehen nga kanë ardhur.

Gjasat që Serbia të sulmoj Kosovën, e cila është ende nën mbrojtjen zyrtare të NATO, janë të barabarta me gjasat që Partia Republikane në Shqipëri të sulmoj qeverinë dhe ta rrëzojë.

Natyrisht mundësi për tension ka, por gjasa që një këmb serbi të shkel në Kosovë duke mundur NATO janë zero.

Ndaj është mirë që zoti Mediu ta ndërpresë këtë vizitën e tij historike në SHBA dhe të kthehet I qetë në Atdhe. Edhe pa shkuar ai në SHAB, vet SHBA zyrtare, jo ata tre njerëzit që ka nxjerr pa mendje në foto, i kanë marrë masat ta mbrojnë Kosovën. Madje I kanë marrë gjithmonë dhe kur ndonjë udhëheqës në Kosovë, do të shpëtoj Kosovën nga “pushtimi amerikan”.

Për këtë zoti Mediu duhet siguruar që të jetë I qetë dhe ata dy shokët e tij biznesmenë të mos harxhojnë pare kot për foto kaq të shtrenjta.

Nuk di ç’punë tjetër mund të ketë në SHBA, por meqë ka vajtur, le të kalojë një natë dhe tek klubet e natës të këtij shokut të tij në Teksas dhe të kthehet, pasi rreziku në Veri do të tejkalohet dhe pa ndihmën e tij.

Të kthehet se në datën 3 shtator ka gjyq prap, dhe prokuroria ka thirrur dëshmitar edhe Shkëlzen Berishën.

Ndryshe nga Mediu ai nuk ka luksin të shkoj në SHBA dhe të na postoj foto prej andej. Madje tani as gruaja e tij se bën dot foto nga hotelet luksoze në Kaliforni si dikur.

Kështu që ngjan pak si diskriminim që ai si I akuzuar I ngjarjes bën foto nga SHBA, kurse ai tjetri që e ka pas shërbëtor Mediun, nuk bën dot foto as nga SHBA as nga Anglia.

Nuk është mirë të krijohen përçarje për xhelozi, se gjyqi është përpara, dhe gjykata do verifikoj dëshmitë e Shkëlzenit dhe Mediut më 2008 kur flisnin të sigurt gënjeshtra që si verifikonte njeri, me ato që do thonë tani.
Fjala vjen Shkëlzeni ka pas thënë që se ka takuar apo folur kurrë me Delijorgjin, por tani ka fakte që e ka bërë këtë çdo ditë.

Dikur ka thënë se ka shkuar 42 herë në zyrë të Mediut fare rastësisht, pro tani ka fakte që nuk janë rastësi.

Shoku I tij Rahmani ka thënë se nuk ka dëgjuar kurrë për Gërdecin, pro në dosje ka shkresa që është përfaqësues I kompanisë amerikane në Gërdec.

Pra kanë shumë punë përpara dhe u duhet unitet dhe koordinim, më shumë se sa udhëheqësve në Kosovë për të përballuar sulmin hipotetik të Serbisë.

Ata së paku kanë vete perëndimin dhe SHBA. Dhe I kanë realisht. Kanë, jo vetëm fjalët e tyre, por dhe fuqinë e tyre.

Mediu nuk e ka me vete SHBA në këtë histori, as me fjalë, as me foto, as me mesazhe. E ka kundër. Ka vetëm disa fotografi në SHBA me disa njerëz që flasin anglisht. Nuk I bën shumë punë në gjyq.

Ndaj është mirë të kthehet.

Nëse ka shkuar vërtet për Kosovën të kthehet I qetë se Kosova është në duar të sigurta sa të ketë me vete SHBA, NATO dhe Bashkimin Evropian.

Se edhe Vuçiqi, ka foto me amerikanë shumë më të rëndësishëm se këta të Mediut, por nuk i ka me vete.

Kthehu Fatmir! Kosova është e sigurt që del e fituar në betejën me Serbinë. Ty më shumë punë mund të të bëj gjyqtarja, që duket që të ka me sy të mirë se sa SHBA.

Next Post
Videot erotike në telefonin e Ervis Martinajt? Artan Hoxha zbulon detajin: Aplikacioni i kriptuar SkyeCC, nuk përdorte…!

Videot erotike në telefonin e Ervis Martinajt? Artan Hoxha zbulon detajin: Aplikacioni i kriptuar SkyeCC, nuk përdorte...!

Comments 1

  1. Landi says:
    3 years ago

    Je i madh Mero

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
AP publikon raportin vjetor: 5 burgje duhen mbyllur, cenojnë dinjitetin njerëzor!

Avokati i Popullit prezanton raportin 2025, Shabani në Vlorë, fokusi te pronat dhe ankesat

July 10, 2026
“Basti i fundit” godet në Fushë-Krujë, në pranga edhe një efektiv policie

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

July 10, 2026
Latif Dervishi

Lufta ime e yjeve!

July 10, 2026
VIDEO NGA DRONI / Sa ishte pjesëmarrja sot në protestë rreth orës 20:00?!

VIDEO NGA DRONI / Sa ishte pjesëmarrja sot në protestë rreth orës 20:00?!

July 10, 2026
Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit?

Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit?

July 10, 2026
Eliminimi i Brazilit, Vinicius: Kërkoj falje, do luftoj për t’u rikthyer në majë të botës

Eliminimi i Brazilit, Vinicius: Kërkoj falje, do luftoj për t’u rikthyer në majë të botës

July 10, 2026
Dy mjete përplasen në Fier, përmbyset kamionçina, plagoset pasagjeri

Dy mjete përplasen në Fier, përmbyset kamionçina, plagoset pasagjeri

July 10, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rregulla të reja për bankat! Sulmet kibernetike do të raportohen brenda 4 orëve, testime të detyrueshme çdo vit

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In