Ambasada ruse në Kanada ka provokuar sërish në lidhje me konfliktet mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një postim në platformën ‘X’, ambasada ruse ka ripostuar një mesazh të kreut të NATO-s Jens Stoltenberg, teksa krahas postimit ambasada shkruan “Kosova është Serbi”.
Jens Stoltenberg, në postimin e tij shkruan se është i shqetësuar për situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se aleanca do ndërmarrë çdo hap për ruajtjen e sigurisë dhe lirive të qytetarëve.
“Aleatët e NATO-s u takuan sot dhe shprehën shqetësim të thellë për tensionet në veri të Kosovës. Misioni KFOR i NATO-s do të ndërmarrë gjithmonë veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë.”, thuhet në deklaratën e Stoltenberg.
Mbrëmjen e djeshme koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.
“Ne do të monitorojmë dislokimin e madh serb përgjatë kufirit me Kosovën. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionet”, tha Kirby gjatë një bisede me gazetarë më 29 shtator./m.j