• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: PS është skuadër fituese. Opozitës e disa gazetarëve do t’u bëhen gjunjët me kallo, duke u lutur që unë e Rama të kemi konflikt

by Java News
30/09/2023 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi Partinë Socialiste dhe Kryeministrin Edi Rama një skuadër fituese, që e çon vendin përpara. Në një intervistë për Top Neës, Veliaj tha se ndryshe nga opozita, që përçahet për poste dhe për vota, PS është e bashkuar për të bërë punë të mira për vendin dhe qytetin.

“E kam thënë shpesh, duhet t’u bëhen gjunjët me kallo atyre që luten për një përçarje mes nesh. Unë besoj se kur njerëzit bashkohen prej misionit dhe jo prej banalitetit, atëherë ka gjithmonë hapësirë për unitet dhe për të bërë punë të përbashkëta. Qartazi, e kemi parë cila anë e spektrit politik i ka lidhjet thellësisht banale. Pra, kur ti shikon që njerëzit aty ndahen e përçahen për poste dhe për vota, ti kupton se aty nuk ka mision, se ata janë një korporatë politike.

Nuk ndodh kështu në Partinë Socialiste! Në PS ka një sens të së majtës, të së drejtës, të të qenit progresist, të të besuarit në këtë sistem taksash, të të besuarit në faktin se Tirana e pasur, patjetër që do prodhojë financa dhe për periferinë e largët, ku nuk janë të mundura disa nga investimet me taksat lokale, dhe për sa kohë që ky sens misioni, ky sens programi, ky sens ekipi dhe ky sens kapiteni dhe trajneri që Partia Socialiste sheh te Edi Rama, si një skuadër fituese, unë besoj që na çon përpara”, nënvizoi Veliaj.

Ai shtoi se forca e PS është një familje e bazuar në misionin për ta çuar Shqipërinë sa më afër Europës. “Për sa kohë që, dikush lutet që të prishet kjo harmoni, do të thotë se janë në gjendje shumë të dëshpëruar. Së pari, se s’ka për të ndodhur për sa kohë që vendi shkon përpara dhe qyteti dhe shteti shkon përpara dhe së dyti, sepse kjo është një familje e bazuar jo në “klan”, jo në banalitet, jo në vulgaritet, por në një mision për ta çuar vendin sa më afër Europës”, shtoi kreu i Bashkisë./m.j

Next Post
U sekuestruan 6 kg kokainë/ Operacion i madh antidroge në Itali, mes 8 të arrestuarve edhe shqiptarë

U sekuestruan 6 kg kokainë/ Operacion i madh antidroge në Itali, mes 8 të arrestuarve edhe shqiptarë

Comments 1

  1. Anonymous says:
    3 years ago

    ps eshte skuader hajdutesh,e k/hajdutesh me sh edvin e me lali fikun,ju jeni turpi i Kombit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In