Reshjet intensive të shiut që përfshinë vendin gjatë 24 orëve të fundit kanë sjellë dëme të shumta materiale dhe probleme në disa zona. Të paktën 200 banesa raportohet të jenë përmbytur në zonën e ish-kënetës në Durrës.
Banorët e zonës thonë se banesat e tyre janë nën ujë prej të paktën 24 orësh.
Sipas tyre uji ka arritur deri në lartësinë 1metër në brendësi të disa banesave.