Janë disa artistë të njohur të braktisur herët nga prindërit.
1.Jamie Foxx është yll i madh, i lindur në Texas. Ai njihet sidomos për rolet e tij në filmat, “Django Unchained” dhe “Ray”. Prindërit e tij qenë ndarë kur Jamie sapo kishte lindur – ndërsa edhe nëna e tij dikur kishte qenë fëmijë i adoptuar. Babai i tij i kishte braktisur duke mos e çarë kokën fare për ta. Megjithatë, Jamie u adoptua nga çifti Foxx, të cilët ishin kujdesur për të. Sot, aktori thuajse nuk kontakton fare me prindërit e tij biologjikë.
- Enrique Iglesias
Ylli latin i muzikës pop, Enrique Iglesias, po ashtu ishte braktisur nga familja e tij. Këngëtari kishte lindur në Spanjë, ndërsa ndarja e prindërve të tij kishte qenë një përjetim shumë i vështirë për të. Babai i tij kishte shkuar të jetonte në Miami, ndërsa ai kishte filluar të jetonte me të ëmen në Spanjë. Por, edhe ai dikur ishte dërguar në Miami, për shkak të një incidenti, kur ishte kidnapuar gjyshi i tij. Ai është rritur nga një dado në Miami. Madje, ai kishte huazur para nga dadoja, për të realizuar incizimin e këngës së tij fillestare.
- Sarah McLachlan
Sarah McLachlan, këngëtare e famshme, ishte braktisur nga prindërit e saj derisa ishte fare e vogël. Nëna e saj, në kohën kur lindi Sarah, kishte qenë studente e Artit dhe Dizajnit. Ajo nuk qe e gatshme të kujdesej për fëmijën në atë kohë. Kështu, Sarah u adoptua nga familja McLachlan. Ata e pagësuan me emrin e tyre – dhe u kujdesën për të sikur të kishin qenë prindërit e saj të vërtetë.
- Marilyn Monroe
E përshkruar si ikona e bukurisë, Marilyn Monroe, kishte lindur në Los Angeles, në një familje shumë të varfër. Prindërit e saj ishin ndarë para se ajo të lindte – ndërsa emri i babait të saj asnjëherë nuk ishte bërë i ditur tamam. Nëna e saj kishte lënguar nga sëmundja e pashërueshme e skizofrenisë. Kështu, Monroe ishte një vajzë e pashpresë, e cila kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë në jetimore, ndërsa pjesën tjetër në familjen Foster.
- Steve Jobs
Steve Jobs është emër i njohur anëmbanë botës. Ish-shefi i kompanisë Apple, tashmë i ndjerë, ishte fëmijë e një muslimani nga Siria, i quajtur Abdul Fattah. Nëna e tij ndërkaq, qe një e krishterë e quajtur, Carole Schieble. Prindërit e tij kishin kaluar një kohë së bashku derisa ishin në studime, koha kur Carole dhe kishte mbetur shtatzënë. Familja e saj nuk e kishte lejuar të martohej me muslimanin, kështu, Carole lindi në San Francisco dhe e dha Jobsin për adoptim. Edhe pse nëna e tij dëshironte që ai të adoptohej nga ndonjë familje e pasur, Jobs u adoptua nga familja me të ardhura mesatare, me mbiemrin Jobs.