Ibsen Elezi ish kandidat për kreun e PD, foli për humbjet e të djathtës në zgjedhjet e fundit n Kukës. Elezi u shpreh se PD nuk po mund të ruajë më as bastionin e saj ndërsa kjo gjendje, por e çon në avantazh kundërshtarin. I ftuar në Dritare TV, Elezi tha:
“PD nuk po ruan më as bastionin e saj. Skandali plas për PS, PS rritet, PD bie. Kjo skemë nuk funksionon më. Duhet parë gabimi te vetja. Duhet një opozitë e fortë dhe e shëndoshë.
Nuk mund të vijojmë më të themi se sa i keq është Edi Rama se populli e di më mirë se ne. Këto vijojnë të bëjnë të njëjtin eksperiment dhe presin rezultat të ndryshëm”, u shpreh Elezi./m.j