Video e një grupi vajzash adoleshente që duket se po konsumojnë të ashtuquajturat “tullumbace me azot” është raportuar nga disa media si të ishte duke ndodhur në Tiranë. Verifikimi i “Faktoje” zbuloi se video në fjalë është xhiruar në Bullgari.
———————————-
Në 22 shtator 2023, një video që tregonte një grup vajzash adoleshente që duket se thithin një gaz nga tullumbace u bë virale në mediat online shqiptare.
Në mes të një diskutimi më të gjerë për përdorimin e drogërave ‘të reja’ dhe lehtëshisht të aksesueshme nga të miturit, disa portale nxituan të pretendonin se video ishte xhiruar në Tiranë.
/faktoje.al