Policia e Tiranës ka arrestuar dy 16-vjeçarë dhe ka shpallur në kërkim edhe një tjetër bashkëmoshatar të tyre, të cilët kishin kryer vjedhje në dy biznese në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë vjedhur një laptop dhe katër celularë, në dy dyqane me pajisje elektronike. Ndalimi u bë në aksin Shkozë-TEG pas informacioneve se qarkullonin të armatosur.
Gjatë ndjekjes, drejtuesi i automjetit është larguar dhe ka hedhur një pistoletë nga dritarja. Në tentativë për t’u larguar, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe e ka përplasur automjetin me trafikndarësen.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një armë zjarri pistoletë, një laptop dhe 11 celularë.
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Mesnata”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Zbardhen 2 raste të vjedhjes në dy biznese, të kryera në Tiranë, gjatë ditëve të fundit.
Identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, të cilët qarkullonin të armatosur me pistoletë dhe gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, e hodhën pistoletën nga dritarja e automjetit.
Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.
Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një automjet, një laptop dhe 11 celularë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mesnata”.
Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga dy shtetas 16 vjeç, si dhe u shpall në kërkim një bashkëmoshatar i tyre, të tre banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, ditët e fundit, kanë vjedhur një laptop dhe katër celularë, në dy dyqane me pajisje elektronike.
Pas informacineve se autorët e dyshuar po qarkullonin të armatosur, me një automjet, në aksin rrugor Shkozë-TEG, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për kapjen e tyre. Gjatë ndjekjes, drejtuesi i automjetit është larguar dhe ka hedhur një armë zjarri pistoletë, nga dritarja e automjetit. Në tentativë për t’u larguar, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe e ka përplasur automjetin me trafikndarësen.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një armë zjarri pistoletë, një laptop dhe 11 celularë.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që janë kryer nga këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme,” njofton policia.
/a.r