Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati tha se me sulmin e sotëm është shkelur Marrëveshja e Kumanovës. Ai tha se u dekonspirua skenari serb.
Kastrati: Sulmuesit i takojnë Forcave Speciale të Serbisë
Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, tha se sulmuesit e sotëm në veri të Kosovës i takojnë forcave speciale të Serbisë
Ai tha për RTK se me sulmin e sotëm ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra një polic, u vërtetua se aksioni kundër Policisë së Kosovës u koordinua në manastire dhe kishat serbe që janë në Kosovë.
Kastrati theksoi se Serbia po bën luftë ndaj Kosovës dhe se kulmi i saj është sulmi i sotëm në veri të vendit./f.s