Një 21-vjeçare ka ndërruar jetë në Napoli, pasi ka pësuar një arrest kardiak pas operacionit plastik, njofton “La Repubblica”.
Autopsia do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së Alessia Neboso, estetistes së re 21-vjeçare, e cila vdiq një javë më vonë pas operacionit për zmadhimin e gjoksit.
E reja, me origjinë nga San Pietro, një lagje në periferi të Napolit, u ndje e keq pas zmadhimit të gjoksit të kryer në Napoli dhe ndërroi jetë./m.j