Analisti Skënder Minxhozi thotë se Sali Berisha po shfrytëzon Gazment Bardhin me grupin prej disa deputetësh, për t’u futur në negociatë me ndërkombëtarët dhe për t’u ulur në tryezë me qeverinë.
Në një intervistë për ABC News, Minxhozi u shpreh se mesazhi i amerikanëve dhe evropianëve për Bardhin, është se nuk mund të ketë negociata me të, për sa kohë është në krah të Berishës, që është i shpallur “non grata”.
“Duke parë sjelljen e Bardhit, kam përshtpjen se zoti Berisha po trafikon disa emra të rinj, disa prurje të reja në grupin e tij, në mënyrë që me anë të tyre, ai së pari, të futet në negociatë me faktorin ndërkombëtar dhe më pas edhe me qeverinë. Avokati i Popullit është një temë e tillë, ku grupi i afruar rishtaz te Berisha, ku ai format prej 40 e pak deputetësh, që po mundohen të krijojnë edhe një grup parlamentar, po përpiqen që duke e kamufluar Berishën, të marrin vetë iniciativën për të hyrë në kontakte, qoftë me qeverinë, qoftë me ndërkombëtarët, në mënyrë që të faktorizohen dhe të fillojnë një negociatë, duke ia hequr këtë të drejtë grupit të Bashës.
Mesazhi i amerikanëve dhe evropianëve, i kujtojnë Bardhit se ti nuk mund të startosh një negociatë në emër të grupit të Berishës, duke dalë vetë në rreshtin e parë, sepse e dimë se në rreshtat e pasme ke Berishën që e kemi shpallur non grata”, theksoi ai./m.j