Deputeti i opozitës Saimir Korreshi ka folur nga foltorja e Kuvendit në lidhje me nivelet e ulta të pensioneve në vend. Ai shprehet se pensionistët shqiptarë janë aq të varfër sa frikësohen të hyjnë në dyqan për të pyetur se sa kushtojnë veshmbathjet.
Korreshi përshkroi edhe situatën, kur pensionistët ikin të tërheqin pensionet, sepse këto të fundit mbyten me njëri-tjetrin në radhë.
Saimir Korreshi: “I vjen turp të vijë nip e mbesa, se s’ka lekë të blejë karamele, ka frikë të shkojë në xhenaze se nuk hedh dot 2 mijë lekë.
Ka frikë të ftojë njeri për drekë se është frigoriferi bosh, kanë frikë të hyjnë në dyqan të pyesin sa bëjnë një palë mbathje, deri këtu ka mbërritur situata e shumicës së pensionistëve shqiptarë.
Vriten njerëzit tek posta për të marrë atë të uruar pensioni. Pyetini njëherë kur të bëni ligjin, zgjidhja duhet për të gjithë këtë fashë, ka pensionistë që kanë nevojë për përkujdesje, kanë harruar të vdesin se kanë një fëmijë çyryk në shtëpi, turp i zotit i keni ul KEMP. I gjeni të karbonizuar po u vjen era, i gjen komshija e varros komunalja.
Të mos ishin refugjatët, pensionistët do kishin marrë koshat e plehrave të gjithë. Presin të prishen mollët që ti marrin në arka.
I keni lënë në diell shi e breshër, vetëm pyeti se si ia dalin në fund të muajit.
Ne flemë natën me kondicioneri, por pensionistët nuk marrin dot bukë gruri me kos.”/m.j
Ti je deputet apo karagjoz.! Ti perdir vetem disa fjale ne parlament duke shell shalqinj ,kastravec tani permend edhe mbathjet.Perfaqesohe me gjuhe tjeter ata qe te vituan dhe keri budalleqet me gjoja opozute me humor