• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emrat/ Trajneri Sylvinho vijon me surprizat, tre risi në tetor për Kombëtaren

by Java News
21/09/2023 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan një nga ndeshjet më të rëndësishme në vitet e fundit, ajo kundër Çekisë në 12 tetor në “Air Albania”. Për kualifikueset e grupit E, kuqezinjtë që janë në vendin e parë kërkojnë tri pikë që do t’i afronte me fazën finale të Gjermani 2024.

Tanimë trajneri Sylvinho ka menduar edhe për risitë e reja në ekip. Mësohet se janë tre emra që do jenë në grumbullimin e radhës. Meritan Shabani, Marvin Çuni dhe Arbnor Muçolli pritet të jenë pjesë e ekipit.

Arbnor Muçolli ka qenë më herët pjesë e kuqezinjve jo vetëm te moshat, teksa Çuni bënte pjesë te U-21. Risi absolute është Meritan Shabani. Mesfushori me tipare sulmuese i Grasshopers ka marrë pasaportën shqiptare dhe është gati për ndeshjen e radhës, me një ftesë nga braziliani që duket se e ka në optikë ish-lojtarin e Bayern Munich.

Muçolli po shkëlqen me Goteborg në Suedi, ndërsa Çuni bën pjesë te Frosinone në Serie A. Tanimë Sylvinho na ka mësuar me surprizat, pasi veç Arbnor Mujës dhe Mirlind Dakut të afruar së fundmi, ka gati tre emra të rinj për në Kombëtare.

Veç ndeshjes kundër Çekisë, kuqezinjtë luajnë edhe kundër Bullgarisë në Tiranë më 17 tetor në një test miqësor./m.j

Next Post
Sfida e bukur e prindërimit, hapa konkrete e të nevojshme për barazinë gjinore dhe përmirësimin e balancës midis punës dhe familjes

Sfida e bukur e prindërimit, hapa konkrete e të nevojshme për barazinë gjinore dhe përmirësimin e balancës midis punës dhe familjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com