Sebino Plaku duket se është në stadin final të zgjidhjes së problemeve me ish-ekipin polak të Slaskut.
Pas një kalvari të gjatë vuajtjesh dhe sorollatjesh, por edhe presionit psikologjik që klubi polak ka ushtruar mbi sulmuesin e Skënderbeut, tashmë i takon CAS-it të vendosë në lidhje me detyrimet e pashlyera që ka klubi polak ndaj sulmuesit të Skënderbeut.
Sebino Plaku mësohet se ditën e premte ka qenë në Luzernë, atje ku së bashku me shoqërinë që po merret me çështjen e tij FIFPro, “Unioni Ndërkombëtar i Futbollistëve Profesionistë”, kanë hedhur në gjyq klubin e Slaskut. Plaku kërkon të gjitha dëmshpërblimet e veta në lidhje më këtë çështje.
Në një prononcim zyrtar për rastin e sulmuesit të Skënderbeut, përmes sajtit të saj “fifpro.org”, ka dhënë në mënyrë të detajuar të gjitha metodat që përdoreshin nga klubi polak për të mërzitur, dëmtuar dhe shkatërruar karrierën e sulmuesit shqiptar.
Sikundër referon FIFPRo, gjithçka nisi pasi Sebino Plaku nuk pranoi në vitin 2014 që klubi t’i ulte kontratën e tij nga 14 mijë euro që përfitonte në muaj në vetëm 5 mijë euro, në një kohë kur Slasku ishte në vështirësi financiare, duke refuzuar madje edhe ofertën e sulmuesit që pranonte që pagën e tij vjetore ta ulte në masën 25%.
Pas kësaj situate, gjithçka mori një rrjedhë tjetër. “Futbollisti u urdhërua që të stërvitej tri herë në ditë për gati 15 orë stërvitje për gjashtë ditë në javë. Ai për një kohë të gjatë stërvitej i vetëm, madje duke u regjistruar me një kamera që të mos neglizhonte stërvitjen e urdhëruar nga klubi.
E sikur të mos mjaftonte kjo, u urdhërua nga klubi që të bënte detyra poshtëruese si shpërndarja e gazetave të klubit në një qendër tregtare, të stërvitej me fanella të vjetra dhe të supervizonte stërvitjen e moshave të vogla.
E gjitha kjo për ta shkatërruar psikologjikisht”, raporton FIFPro. E, në përfundim të gjithçkaje, pasi mori 40 mijë euro gjobë nga klubi për vonesë në stërvitje, Federata Polake e Futbollit, pa i dhënë asnjë ndëshkim klubit pasi këta të fundit pretendonin se Plaku nuk ishte në lartësinë e duhur për të luajtur më në ekipin e parë të Slaskut.
E gjithë kjo vuajtje e çoi sulmuesin e Skënderbeut që ta hedhë në gjyq ekipin polak duke iu drejtuar KAS-it dhe kërkuar si një kompensim, pasi sipas tij Slasku ka kursyer 200 mijë euro duke mos respektuar kontratën që kishte firmosur me Plakun.
Panorama Sport
Polaket jane fiqira si komb. Gjithe Europa i urren plehrat