• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nebil Çika: Informova Bashën për kërcënimet nga Ristani, pres distancim

by Java News
07/03/2016 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Nebil Çika konfirmon se është fyer dhe kërcënuar me jetë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani, në kafen pranë selisë qendrore të Partisë Demokratike, për shkak të një editoriali të tij kundër numrit 2 të PD. Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, Çika shprehet se numri 2 i PD e ka kërcënuar me ndërgjegje të plotë, pasi siç shprehet ai, në ato momente Ristani ishte esëll. Ai e ka denoncuar ngjarjen edhe te kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por siç thotë gazetari Çika, ende s’ka marrë një përgjigje nga ai. Për ngjarjen e regjistruar paraditen e sotme pranë selisë blu, botuesi i gazetën “Minerva” i bën thirrje Partisë Demokratike të distancohet publikisht nga akti i rëndë i sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani.

Keni akuzuar sekretarin e Përgjithshëm të PD, Arben Ristani se ju ka kërcënuar publikisht. Si ndodhi?

Sa u fut në lokal erdhi direkt tek tavolina ime ku pija kafe me një mik, ish student i dhjetorit ’90-të dhe themelues i PD-së. “Mos shkruaj më për mua”, më ka thënë! “Do të bëj atë që nuk ta pret mendja. Do të var nga gjuha. Nuk më njeh mirë mua se çfarë të bëj”, e të tjera kërcënime e fyerje që i përsëriste vazhdimisht për rreth pesë minuta! Unë nuk lëviza nga tavolina. I thash që ato që shkruaj ishin të vërtetë nëse nuk ishte dakord të përgjigjej publikisht. Ai vazhdoi me kërcënimin dhe fyerjet.

Cili mendoni se është shkaku i kërcënimit tuaj nga Ristani?

Nuk kam çfarë të mendoj! Ma tha vetë arsyen. Për shkak të një shkrimi tim editorial i djeshëm në gazetën “Minerva”: “Pse nuk shkon dot në Vlorë Arben Ristani?! E kishte me punën time si gazetar, me shkrimet e mia. Ishte i qartë për arsyet dhe motivimin e kërcënimeve dhe fyerjeve. Për më tepër që ishte edhe esëll.

Si reaguan njerëzit aty rreth e rrotull, në kafen e PD, kur ai, siç thoni ju, iu kërcënoi me jetë?

Nuk reaguan fare gjatë agresionit verbal të Ristanit. Kuptohet ishin zyrtarë të PD–së shumica, ai është shefi i tyre, Sekretari i Përgjithshëm. I thash Nard Ollit: Pse nuk reagoni, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së po kërcënon një gazetar dhe ju heshtni?! Kështu do vini në pushtet?! U pendova me vonë që i fola kështu Nardit, çfarë do bënte ai?! Ristani është shefi i tij. Më vonë shumë njerëz e militantë të thjeshtë erdhën të më mbështesin dhe në bisedë me mua e dënuan sjelljen e tij si të paprecedentë se fundja është numri 2 i opozitës. Nuk kam gjë me njerëzit atje, mbase u zunë në befasi. Nuk pritej kjo sjellje kriminale nga një nivel kaq i lartë politik.

E keni denoncuar ne organet e ligjit?

Jo, ende jo, por avokati im po e shqyrton çështjen. Nuk besoj se është një betejë ligjore sepse nuk është e para herë që jam kërcënuar në punën time si gazetar. Por është për herë të parë nga një politikan i nivelit të lartë e deputet, veçanërisht i PD-së.

Po kryetarin Basha e keni informuar?

I nisa një SMS menjëherë pas kërcënimit. Vetëm e informova për sjelljen e vartësit të tij nr 1. Nuk më ka kthyer përgjigje ende, por as unë nuk i kërkova të më përgjigjej personalisht. Sigurisht që pres një distancim publik dhe një qëndrim zyrtar ndaj aktit të rëndë dhe vetë Ristanit si politikan i PD-së, jo vetëm nga z. Basha por edhe nga drejtuesit e strukturave politike të PD-së. Nuk është vetëm një sherr apo kërcënim personal, por një raport i nr. 2 të opozitës me lirinë e fjalës dhe shtypit.

Shqiptarja.com

Next Post

Reforma zgjedhore/ Komisioni i posaçëm parlamentar zhvillon mbledhjen e parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri i thirri për dialog dhe ata thyen për të dytën ditë karriget, Rama i ironizon: “Pedagogët” erdhën sot përsëri…!

Mjerimi i arsimit të lartë!

October 22, 2026
“Eshtë një kafshë politike, i intereson tensioni politik”/ Minxhozi: Dilemat e Berishës për negociatat me BE

Xhihadi urban/ Anonimë si flamengo, fytyrmbuluar si skiftera

October 22, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës

Pasi heshtën për djegien e Gjykatave dhe institucioneve, prokurorët reagojnë pas deklaratave të Ballës: Aludimet për lidhje politike, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë

October 22, 2026
Pas kësaj qeverie, anarki?

Dhuna në protestë, Gjykata e Tiranës liron edhe 8 nga të arrestuarit prej Policisë, vetëm për 2 caktohet detyrim paraqitjeje!

October 22, 2026
Tërmet i fuqishëm 7 ballë godet Rusinë

Tërmet i fortë godet Kinën, ja sa ishte magnituda

October 22, 2026
Parlamenti Evropian në rend dite liberalizimin e vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian i kërkon BE-së të klasifikojë rebelët Huthi si grup terrorist

October 22, 2026
Zbulohet e vërteta e personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas! Janë protestues nga Italia, do transferohen në Gjadër, dyshohen se…

Zbulohet e vërteta e personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas! Janë protestues nga Italia, do transferohen në Gjadër, dyshohen se…

October 22, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca

October 22, 2026
Pentagoni dhe Lockheed Martin synojnë prodhimin e 850 avionëve F-35, në 10 vitet e ardhshme

Pentagoni dhe Lockheed Martin synojnë prodhimin e 850 avionëve F-35, në 10 vitet e ardhshme

October 22, 2026
Protestuesit refuzojnë për herë të tretë dialogun, Rama ironizon: “Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri…”

Studentët thërrasin protestë kombëtare të shtunën para Ministrisë së Arsimit: S’ka dialog me autokracinë!

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In