• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Berisha po “reflekton” për ndryshimet kushtetuese të 2008?

by Mero Baze
17/09/2023 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Për herë të parë prej vitit 2008, Sali Berisha ka ndryshuar qëndrimin e tij ndaj ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 së bashku me Edi Ramën, ku vendosën sistemin proporcional rajonal dhe forcuan pozitën e kryeministrit duke e mbrojtur nga mocionet për shkarkim.

Në gjithë debatet që janë bërë më vonë deri para një viti Berisha ka qenë i vetmi që nuk lëvizte nga pozicioni i vitit 2008 dhe vazhdonte i mbronte ato. Edi Rama pranoi qysh më 2009 se ishte gabim që deformonte rezultatin sistemi i koalicioneve të përbërë, pasi shumëfishonte votën e një qytetari në favor të një koalicioni, apo dhe për listat e mbyllura.

Berisha nuk lëvizi kurrë nga pozicioni.

Por dy dit ëmë parë në një intervistë në A2, Berisha pranoi nga gjithë reforma e 2008, ndryshimin e nenit kushtetues për mocionin ndaj kryeministrit.

I frikësuar atëherë se mund ta rrëzonin të vetët brenda PD, që drejtoheshin nga Bamir Topi, Berisha shpiku që kryeministri nuk mund të rrëzohej me mocion mosbesimi nëse pala tjetër nuk paraqiste një qeveri të re me kryeministër dhe të votohej në kuvend. Praktikisht e bëri të pamundur dhe vazhdon të jetë e pamundur.
Reflektimi i Berishës tani është qesharak për dy arsye.

E para se është diçķa që e ka bërë për vete dhe tani e gëzon Edi Rama, dhe duke menduar që nuk do të bëhet më kurrë kryeministër, do që kjo gjë të ndryshojë, pasi nuk ka pse gëzojnë të tjerët atë që ai e bëri për vete. Në këtë aspekt është thjesht banalitet më shumë se sa politikë. Pra është një akt i dëshpëruar i një plaku që nuk ka as kohë fizike as shanse politike të gëzoj një privilegj që ja ka garantuar vetes si kryeministër me kushtetutë dhe nuk do ta gëzojnë të tjerët.

Në fakt nëse do Edi Rama mund ta ndryshoj vet atë klauzolë, se nuk është se i duhet. Ajo ka qenë thjeshtë një panik i Berishës nga Bamir Topi dhe donte të sigurohej të mos bëhej ndonjë shumicë kundër tij. Edi Rama nuk i ka këto probleme. Por Berisha po e kërkon me parimin, “pas meje qameti”, meqë ai nuk ja shikon dot më hajrin atij ndryshimi.

Arsyeja e dytë përse Berisha bën sikur është për ndryshime kushtetuese ka të bëj me një nismë të Dashamir Shehit, një propozim që e kanë firmosur dhe Lulzim Basha dhe shumë deputetë pro Berishës, të cilët kërkojnë lista plotësisht të hapura dhe shkurtim të zonave elektorale për të shkuar drejt një sistemi sa më të pastër proporcional.

Duke parë se shumica e deputetëve të opozitës e ka mbështetur atë propozim, Berisha nuk do të ndaj palët brenda opozitës duke u pozicionuar pro tij, apo pro Dashamir Shehit, dhe është gati ta firmos dhe atë propozim, duke shpresuar që nuk bëhet realitet.

Pra në të dy rastet motivet i ka tërësisht personale. Tek mocioni i kryeministrit, kërkon që atë privilegj që ja siguroi vetes të mos e gëzojnë të tjerët dhe tek listat e hapura, nuk do të identifikohet si pakicë në opozitë. Thjeshtë është i dorëzuar nga pamundësia për t’iu rikthyer kryeministër dhe frika që nuk bëhet dot as lider shumice në opozitë.

Next Post
“Transferta nga 50 mijë Euro brenda 7 ditësh”, shokon Bujarja: Mbesa më akuzoi se shes femra

“Transferta nga 50 mijë Euro brenda 7 ditësh”, shokon Bujarja: Mbesa më akuzoi se shes femra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ilir Meta urim nga qelia për Krishtlindjen: Lutemi që festën e ardhshme ta festojmë në liri dhe me dinjitet

Ilir Meta urim nga qelia për Krishtlindjen: Lutemi që festën e ardhshme ta festojmë në liri dhe me dinjitet

December 24, 2025
Themelohet Shoqata e parë e Prokurorëve në Shqipëri, kryetar zgjidhet Gëzim Spahiu

Themelohet Shoqata e parë e Prokurorëve në Shqipëri, kryetar zgjidhet Gëzim Spahiu

December 24, 2025
“Duhet retushim brenda PD, të merremi me sëmundjen tonë”, Alimehmeti: E dimë se kush punoi në fushatë e kush jo

“PD doli nga përgjumja”/ Ilir Alimehmeti: Qeveria nuk bie me një protestë, ndryshimi kërkon kohë!

December 24, 2025
Tragjedi në Mesdhe/ Mbytet anija me emigrantë, 116 persona humbin jetën, vetëm një arrin të shpëtojë

Tragjedi në Mesdhe/ Mbytet anija me emigrantë, 116 persona humbin jetën, vetëm një arrin të shpëtojë

December 24, 2025
“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

December 24, 2025
Sherr për motive të dobëta në Tiranë, dy vëllezër plagosen me thikë

Plagoset me thikë një person në Kamëz, dërgohet me urgjencë te Trauma/ Identifikohet autori (EMRI)

December 24, 2025
Ndalohen nga SHBA vizat për disa vende evropiane/ BE, Franca dhe Gjermania dënojnë vendimin

Ndalohen nga SHBA vizat për disa vende evropiane/ BE, Franca dhe Gjermania dënojnë vendimin

December 24, 2025
“Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë”/ Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Do përdorim AI në Shëndetësi

“Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë”/ Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Do përdorim AI në Shëndetësi

December 24, 2025
Takim me “bluzat e bardha”, Rama: Të vlerësohet puna e mjekëve, rasti  i Onkologjikut na e uli kokën të gjithëve

Takim me “bluzat e bardha”, Rama: Të vlerësohet puna e mjekëve, rasti i Onkologjikut na e uli kokën të gjithëve

December 24, 2025
“Mendoni se 35 deputetë s’e panë emrin tim?!”/ Endrit Shabani: S’e trazova unë politikën, mora firmat e PD e votat e PS!

“Mendoni se 35 deputetë s’e panë emrin tim?!”/ Endrit Shabani: S’e trazova unë politikën, mora firmat e PD e votat e PS!

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com