Një 36-vjeçar shqiptar është dënuar me dy vite burg nga gjykata në Middelburg në Holandë. Në prill, shqiptari tentoi të hiqte 33 kg kokainë nga një kontejner në portin e Vlissingen. Shqiptari u arrestua natën e 16 prillit pasi bashkë me një person tjetër u sollën në mënyrë të dyshimtë në një makinë në Vlissingen-Oost.
Në makinë kishte mjete për të thyer. Çështja ndaj bashkëdrejtuesit të mjetit ndërkohë është pushuar. Dy javë më parë, 36-vjeçari nga Shqipëria deklaroi se vërtet kishte synim të merrte drogë nga një kontenier, por kishte ndërruar mendje, pasi nuk mund të hynte në zonën e portit.
Ai u dënua gjithashtu me 21 muaj burg në vitin 2020 për trafikim të drogave të forta dhe posedim të armëve të zjarrit. Për më tepër, ka ende një dënim prej 200 ditësh për një rast tjetër.
/a.d